Udhëheqja parlamentare

E enjte, 31 janar 2019

Xhaferi: 8 Shkurti është dita e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale 

Dita e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale është 8 shkurti 2019, njoftoi kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi në takimin e sotëm të rregullt me përfaqësuesit e mediumeve. Kuvendi do i kryejë obligimet e veta deri në fillim të fushatës zgjedhore të parashikuar me ligj. Zgjedhjet do të mbahen më 21 prill rrethi i parë dhe 5 maj rrethi i dytë.

8 shkurti është afati i fundit me të cilin sigurohen minimum 70 ditë prej ditës së shpalljes deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve në përputhje me Kodin zgjedhor.

Bashkë me zgjedhjet presidenciale, do të mbahen edhe zgjedhje lokale për tre vendet e zbrazura për kryetar komune. Duke u përgjigjur në pyetje gazetarësh, kryetari Xhaferi tha se nismën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare do e vë në shqyrtim në seancë plenare, në rast se partitë sigurojnë qeveri teknike, njëqind ditë para zgjedhjeve.

Në rast se partitë merren vesh për zgjedhje pa Qeveri të Përzhinës, atëherë do të duhet të sigurohen 61 nënshkrime deputetësh për shpërndarjen e Kuvendit.

Kryetari Xhaferi tha se Kuvendi i ka bërë përgatitjet që janë në fushëveprimin e tij për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale, a shpreson se deri më 8 shkurt do të mbahet llogari për afatin për zgjedhjen e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave. Ai nuk mbështet zgjedhje të parakohshme parlamentare, edhe atë për shkak të përfundimit të proceseve të filluara në shtet dhe e përsëriti qëndrimin se, ai është kryetari i shtëpisë ligjvënëse. 

Për deklaratën e deputetit Emil Dimitriev për angazhimin e ekspertëve në Komisionin për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masës së Veçantë Hetuese - Ndjekja e Komunikimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria Doganore dhe Ministria e Mbrojtjes, kryetari Xhaferi i referoi në nenet e Ligjit ku është theksuar se obligim i komisionit është të nxjerrë rregullore  dhe të parashikojë angazhim të ekspertëve, por kjo nuk është bërë deri më tani. Janë të domosdoshme ndryshime të Ligjit që të parashikohen mjete për angazhimin e ekspertëve a kjo nuk mund të bëhet nga Buxheti i Kuvendit, për arsye se kjo do të ishte shpenzim pa destinim të caktuar.

Kryetari Xhaferi tha se ka realizuar komunikim me ambasadorin e Republikës së Greqisë dhe ka nismë për takim bilateral apo trelateral të kryetarëve të parlamenteve në rajon, përfshirë këtu edhe Kuvendin e Shqipërisë. Nuk përjashtohet mundësia që kryetari të shkojë në Athinë ose anasjelltas, kryetari i Kuvendit të Greqisë të vijë në Shkup. Ai sugjeroi se ato dyer tani më hapen dhe ofrojnë perspektiva të reja për bashkëpunim.

Kryetari i Kuvendit, z. Xhaferi, prej sot, në përputhje me Ligin për përdorimin e gjuhëve, seancat do i kryesojë në gjuhën shqipe. 

Click