Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 27 shkurt 2019

Xhaferi: Unë punoj sipas procedurave, nuk mund të më udhëheqin deputetët nga vendi, unë e udhëheq seancën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, në takimin e sotëm të rregullt me përfaqësuesit e mediumeve, në lidhje me seancën në të cilën pika e vetme ishte kërkesa e gjyqit për heqjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanovski, tha se ai punon sipas procedurave të përcaktuara. Pjesa juridike nuk ishte përmbushur deri në fund. 

"Nuk kishte propozim nga Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit. Çfarë të vë në votim? Kjo ndodh për herë të parë, nuk është precizuar në Rregullore dhe duhet të gjetet zgjidhje përkatëse për raste të këtilla. Mua nuk mund të më udhëheqin deputetët nga vendi, unë e udhëheq seancën. Nuk merrem me atë se çfarë qëllimi ka pasur deputeti Muhamed Zeqiri. Detyra ime ishte ta caktoj seancën, a tjetër çështje është se cili do të jetë rezultati nga seanca", u përgjigj Kryetari Xhaferi në pyetjet gazetare. 

Kryetari Xhaferi, duke u përgjigjur në pyetjen se përfitohet përshtypja se e ka mbrojtur mikun Trajko Veljanovski, ishte i prerë:

„Unë i kam miq të gjithë 120 derisa janë deputetë. Nuk mundem në punë të fus ndjenja personale. Unë e mbroj nivelin e institucionit, por nuk jam gjykatës të gjykoj. Nuk kam koment për deklaratën e prokurores Ruskovska se nuk do të kërkojë ndjekje të të dyshuarve, i kuptoj deklaratat për mediume dhe për këtë ka procedurë përkatëse dhe përgjegjësia është e gjyqit“, u përgjigj Xhaferi.

Dje e ka njoftuar gjykatën se Kuvendi nuk ka marrë vendim për imunitetin. 

Për rastin e deputetit Ljupço Dimovskit, sqaroi se shumica nuk ka siguruar 61 deputet për ta vënë vendimin në votim. Kuorum ka pasur por jo edhe 61 deputet si shumicë për marrjen e vendimit, për arsye se kuorumi ka qenë nga deputetët ë VMRO-DPMNE-së. 

Kryetari Xhaferi nuk i komentoi relacionet në koalicion, për arsye se kjo është punë e partive, ndërsa ai është Kryetar i Kuvendit. 

Xhaferi e sqaroi edhe rregullativën për zgjedhjen e Presidentit dhe çka në rast se në rrethin e dytë nuk ka President të zgjedhur, gj.gj. nuk është përmbushur pragu prej 40 përqind të dalë nga numri i përgjithshëm i votuesve. Në atë rast, procedura përsëritet, a shpallen zgjedhje të reja brenda afatit jo më të gjatë se 90 ditë por jo më i shkurtër se 70 ditë deri në ditën e datës së përcaktuar për zgjedhje. Në këtë periudhë, Kryetari i Kuvendit e ushtron funksionin e Presidentit të shtetit, por jo më gjatë se 6 muaj. Në situatë, kur për arsye të ndryshme, Presidenti i shtetit nuk mund ta ushtrojë funksionin, Kryetari i Kuvendit e ushtron edhe këtë funksion, mund të udhëheqë seanca plenare, por nuk ka të drejtë vote. Në atë rast, zgjedhjet për President shteti duhet të mbahen brenda afatit prej 40 ditësh. 

Ligji i ri për antidiskriminim është në rend dite më 14. prill ndërsa deri atëherë duhet ta shqyrtojnë komisionet. Në rast se nuk caktohet seancë e trupit punues amë, Kryetari i Kuvendit do të përcaktojë se kush do e caktojë seancën. 

Komisioni i antikorrupsionit duhet të vendosë për rastet e nepotizmit, ndërsa neni 9 i Kushtetutës, tha Kryetari Xhaferi, është i qartë se qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe askush nuk guxon të diskriminohet. 

Click