Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 28 qershor 2017

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën kushtuar përforcimit dhe rolit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

Zonja dhe zotërinj,
Shkëlqesi, 
Të nderuar të pranishëm,

Më paraqet nder dhe kënaqësi e veçantë ta hap konferencën e sotme që i kushtohet përforcimit dhe rolit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Kuvendi është njëri ndër institucionet kryesore për kthimin e Republikës së Maqedonisë në rrjedhat demokratike dhe integrimet euroatlantike, dhe për këtë arsye jam i bindur se temat e propozuara për diskutime sot do të rezultojnë me debat konstruktiv. Debat prej të cilit besoj do të dalin konkluzionet dhe drejtimet cilësore të cilat më vonë do të mund të zbatohen dhe të kontribuojnë në ngritjen e kulturës politike në diskurin parlamentar. Duke e pasur parasysh faktin se fuqia sipas rregullit është te pushteti ekzekutiv, demokracia parlamentare moderne e ka inkorporuar parimin e mbikëqyrjes nga ana e pushtetit ligjvënës mbi pushtetin ekzekutiv. Përforcimi i këtij funksioni të pushtetit ligjvënës përmes mekanizmave përkatëse dhe praktikave evropiane, do të kontribuojë në ngritjen e nivelit të përgjegjësisë nga ana e pushtetit ekzekutiv.   

Të nderuar,

Nëse shikojmë nga aspekti normativ, nuk ekzistojnë pengesa të mëdha për realizimin e funksionit mbikëqyrës të Kuvendit mbi pushtetin ekzekutiv.  Kështu, praktika ngec pas rregullimit normativ. Në këtë kontekst, nevojitet dëshirë politike për krijimin e praktikës për kontrollin e vërtetë mbi pushtetin ekzekutiv. Jam i bindur se kjo shumicë parlamentare e ka atë dëshirë të nevojshme kritike e cila do t'i lëviz punët në një drejtim pozitiv kur bëhet fjalë për realizimin e funksionit mbikëqyrës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Kur flasim për funksionimin e demokracisë parlamentare, gjithsesi se asocion të parë e kemi Kuvendin dhe rolin e tij, por nëse dëshironi edhe perceptimin dhe besimin të cilin e ka opinioni për vetë parlamentin.  Ai perceptim varet para se gjithash nga transparenca e punës së Kuvendit si pushtet legjislativ, më tutje nga çdo deputet si dhe nga shërbimi i Kuvendit. Mendoj se në këtë fushë si Kuvend dhe si deputetë na presin shumë sfida. Njëkohësisht, doemos duhet të theksoj se kur flasim për transparencën, nuk fillojmë nga zeroja por kemi arritur nivel të caktuar që na i pranojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Vetëm të përkujtoj, të parët në rajon e futëm të ashtuquajturin I-parlament, më tutje ueb faqja jonë e cila sipas hulumtimeve paraqet një vegël të rëndësishme përmes së cilës sigurohet informimi dhe transparenca për punën e Kuvendit, trupat punues dhe komisionet, e gjithsesi, edhe për deputetët. Përmes ueb faqes sonë zyrtare mund të gjenden të gjitha materialet që hyjnë në procedurë të Kuvendit, pastaj të ndiqet procesi legjislativ nga leximi i parë e deri në miratimin e ligjit.  Gjithashtu, përmes striming mund të ndiqet drejtpërdrejt seanca plenare, ndërsa në arkivin gjenden video incizime nga të gjitha seancat plenare të Kuvendit nga pavarësia e gjer më sot.  Në ueb faqen tonë publikohet edhe botimi "Deputeti im" i cili lëshohet në çdo gjashtë muaj dhe ku gjenden shumë të dhëna statistikore për punën e çdo deputeti.  Më tutje mund të gjenden edhe raportet vjetore në të cilat janë përfshirë të gjitha aktivitetet e Kuvendit. Kanali i Kuvendit është gjithashtu në funksion të informimit të opinionit dhe sigurimit të transparencës në punën e Kuvendit. Meqë bëhet fjalë për fillimin e periudhës së re të mandatit, pikërisht rreth Kanalit të Kuvendit dua së shpejti para Këshillit të Kanalit të Kuvendit të inicioj diskutim si t'i pasurojmë përmbajtjet e Kanalit të Kuvendit i cili tani ka transmetim të drejtpërdrejtë të seancave plenare dhe të mbledhjeve të Komisionit për Financim dhe Buxhet kur ky komision diskuton për miratimin e buxhetit të shtetit.  Kanali i Kuvendit bën edhe ritransmetimin e komisioneve dhe trupave tjera punues.  Me sa duket do të duhet të mendohet edhe për një rregullim shumë më të qartë normativ të Kanalit të Kuvendit.  

Të nderuar,

Bashkëpunimi dhe komunikimi me sektorin civil, me opinionin profesionist dhe qytetarët paraqet gjithashtu segment aq i rëndësishëm kur flasim për funksionimin, transparencën dhe qasshmërinë e dhomës ligjvënëse. Si i pari në mesin e të barabartëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, disa herë qartë e shprehi qasshmërinë e Kuvendit ndaj sektorit joqeveritar në drejtim të bashkëpunimit për përmirësimin dhe përforcimin e kapaciteteve të pushtetit ligjvënës në Republikën e Maqedonisë.  

Gjithsesi këtu nuk përfundon puna kur flasim për rolin por edhe për përgjegjësinë e Kuvendit në realizimin e principeve të demokracisë parlamentare e cila është kategori dinamike dhe e cila duhet të mbindërtohet vazhdimisht. Në ato korniza, si Kryetar i Kuvendit, duke u nisur nga kompetencat e mia kushtetuese dhe të Rregullores, dua edhe një herë të theksoj se gjithmonë do të jem i hapur dhe i përgatitur që të bisedojmë për çdo kritikë, propozim ose iniciativë e cila vjen nga sektori joqeveritar, opinioni profesionist, deputet ose grup parlamentar, por edhe nga shërbimi i Kuvendit. Mendoj se në periudhën që vijon do të kemi bashkëpunim të suksesshëm dhe të frytshëm me të gjithë faktorët. Nga ne, të cilët jemi në Kuvend, por edhe nga subjektet tjera shoqërore dhe shtetërore, varet se si këto iniciativa do t'i shndërrojmë në praktikë pozitive. Na pret një punë e lodhshme dhe me përgjegjësi.

Jo rrallë ndodh që pushteti dhe fuqia ta shkatërrojnë njeriun. Prandaj, duhet të sigurojmë mekanizma të vërtetë ku do të kemi sundim të së drejtës dhe kulturë politike të zhvilluar në nivel të lartë dhe vetëdije për përgjegjësi që të parandalohet abuzimi i kësaj fuqie. Mendoj se të gjithë së bashku, nëse me të vërtet e duam shtetin tonë, nëse jemi përgjegjës për të tashmen por edhe për të ardhmen e gjeneratave që vijnë, me të vërtet duhet të punojmë me tërë kapacitetin tonë në realizimin e këtyre principeve dhe standardeve. Dhe, edhe një herë në fund do të përsërisë se përgjegjësia para së gjithash është e jona, që e kemi marrë mandatin nga qytetarët që të udhëheqim me shtetin, por përgjegjësi kanë edhe subjektet tjera shoqërore, por edhe secili individ si qytetar i kësaj shoqërie.

Ju falënderoj për vëmendjen.  

Click