Udhëheqja parlamentare

E shtunë, 10 maj 2014 

FJALIMI I Z. TRAJKO VELJANOSKI ME RASTIN E RIZGJEDHJES SË DYTË SI KRYETAR I KUVENDIT

Të nderuar deputetë, 
Të nderuar përfaqësues të mjeteve për informim publik, 
Të nderuar përfaqësues të përfaqësive diplomatike dhe konsullore,
Zonja dhe zotërinj,  

Me shumë sinqeritet e shpreh falënderimin tim për obligimin e besuar që për së treti herë të jem Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 
Për mua ky është vërtetim i punës së deritanishme, por edhe obligim se besimi i nënshtrohet kontrollit të përditshëm. 
Jam i vetëdijshëm për atë dhe premtoj se do ta udhëheq Kuvendin më së miri që mundem dhe që di në funksionin e zhvillimit dhe progresit të Maqedonisë.  

Të nderua miq, 
Republika e Maqedonisë ka kaluar përmes sfidave të shumta të cilat e kanë caktuar ardhmërinë dhe zhvillimin e saj. 
Si shoqëri kemi një e kaluar e tillë shtetformuese në të cilën kemi dhënë shumë viktima për ta siguruar progresin tonë të përbashkët.  
Megjithatë, historikisht, mundi, koha, djersa dhe përpjekja e harxhuar gjithmonë janë paguar sepse qëllimi është aq i madh dhe falënderues sa është i madh dhe falënderues atdheu ynë, Republika e Maqedonisë.  
Për Maqedoninë nuk ka asnjë majë të paarritshme. Për Maqedoninë nuk ka asnjë pengesë e patejkalueshme. 
Për Maqedoninë nuk ekziston asnjë rrugë e pakalueshme. Për Maqedoninë nuk ka asnjë djersë të derdhur kot.Atdheu ynë e cakton kuptimin e të gjitha lëvizjeve tona dhe u jep vlerë historike. 
Kështu është edhe sot. 
Kështu ka qenë dhe do të jetë. 
Ne jemi të përkohshëm dhe të ndryshueshëm, e përjetshme është vetëm Maqedonia. 
Prandaj, duhet të mbajmë mend mirë se atë që e bëjmë sot, nesër do t'i nënshtrohet verdiktit të historisë. 
Si personalitete që e marrim përsipër përgjegjësinë për qytetarët tanë, kemi përgjegjësi të zhvillojmë politikë të urtë dhe të sjellim vendime të drejta. 
Unë jam i bindur se kjo gjeneratë e personaliteteve politike, në masë të konsiderueshme, sjellin vendime të drejta, gjë që është njohur dhe mbështetur në masë të konsiderueshme nga ana e popullit të Maqedonisë. 
Kështu ishte edhe në zgjedhjet e fundit në të cilat fitoi koncepti i deritanishëm dhe vizioni për zhvillimin e shtetit. 

Të nderua miq, 
Sot jemi mbledhur në tempullin e demokracisë maqedonase për ta verifikuar vullnetin e qytetarëve i cili u manifestua qartë në një atmosferë të drejtë dhe demokratike në zgjedhjet e kaluara parlamentare. 
Sot - ne si përfaqësues të partive të ndryshme - në pajtim me rregullat e rendit tonë, vazhdojmë të punojmë dhe të krijojmë vepra të reja. Sot edhe njëherë duhet të kujtojmë se Maqedonia është emri i cili duhet të na bashkojë. 
Kundruall të gjitha dallimeve, në këtë hapësirë, në një pjesë të kësaj godine grandioze, faktikisht tregojmë se jemi të përgatitur për bashkëpunim dhe mirëkuptim të ndërsjellë. 
Vetëm në këtë mënyrë demokracia i nënshtrohet zgjedhjes së popullit e cila pasqyrohet në parlament. Shpreh kënaqësi që sot në këtë seancë konstituive më shumë se 2/3 e deputetëve e manifestuan respektin e tyre ndaj qytetarëve që i kanë votuar dhe që janë këtu në vendet e tyre të punës.
Megjithatë, dëshiroj ta ndaj edhe dëshpërimin tim të thellë që deputetët e një koalicioni të pakënaqur nga mbështetja e popullit, vendosën të mos e ushtrojnë detyrën e tyre të përgjegjshme që u është besuar. Pra, nga ky vend, si i pari në mesin e të barabartëve, bëj thirrje për unitet shtetëror. Bëj thirrje që të gjithë të jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë historike dhe të mos lejojmë që suetat personale ta tejkalojnë respektin ndaj Maqedonisë. 
U bëj thirrje kolegëve tanë opozitarë që të veprojnë në kuadër të kushtetutës dhe ligjit, përkatësisht të vijnë këtu në Parlament për të punuar. Demokracia nuk njeh mënyrë tjetër të punës përveç se debat të argumentuar dhe respekt të ndërsjellë.  

Të nderuar zonja dhe zotërinj, 
Në dy mandatet e mija të kaluara si kryetar i dhomës legjislative maqedonase bashkë me të gjithë deputetët, besoj se dhamë mund të rëndësishëm në avancimin e gjërave. 
Shpreh kënaqësi të sinqertë që projekti më serioz i filluar në mandatin tim, do të realizohet në vëllim të plotë në këtë mandat. 
Do të përfundojë realizimi i një projekti historik. 
Pas më shumë se gjysmë shekulli, krijuam kushte me të cilat Maqedonia fiton një objekt reprezentativ, por edhe plotësisht funksional të Kuvendit të Maqedonisë, pikërisht siç kanë shtetet tjera të zhvilluara dhe siç i përshtatet atdheut tonë. 
Përfaqësuesit, gazetarët, shërbimi, mysafirët ndërkombëtar dhe qytetarët në vëllim të plotë do të mund ta respektojnë frymën në këtë ndërtesë-simbol i demokracisë përfaqësuese. 
Përveç kësaj, në kuptimin politik, si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë shpreh kënaqësi që bashkë me kolegët tjerë deputetë në dy mandatet e kaluara: 

  • E implementuam plotësisht teknologjinë informative në punën dhe në vendimmarrjen;
  • I kemi avancuar vazhdimisht kushtet për veprim të lirë të gazetarëve dhe shtëpive mediatike maqedonase;
  • Në pajtim me autorizimet e mia, si kryetar, realizova takime të shumta bilaterale me kolegët e mi nga parlamentet e shteteve tjera me të cilat vazhdimisht i kam afirmuar angazhimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO;
  • Në këtë kontekst, gjithashtu, kisha nderin të jem nikoqir i kolegëve të mi - kryetarë të parlamenteve të shteteve miqësore, me të cilat gjithashtu e afirmova modelin maqedonas të demokracisë dhe progresit;
  • Shpreh kënaqësi edhe nga bashkëpunimi me përfaqësitë diplomatike në shtetin tonë, si dhe me organizatat joqeveritare, me të cilat arritëm të realizojmë shumë projekte të rëndësishme;
  • Përfundimisht, jo më pak kohë u përkushtuam edhe qytetarëve, të cilët na zgjedhin dhe për shkak të cilëve jemi këtu, ndërsa përmes një seri projektesh kishin mundësi për së afërmi ta jetojnë dhe përfaqësojnë demokracinë përfaqësuese;
  • Në instancë të fundit, duhet të jemi të sinqertë se natyra e jetës ndonjëherë na ka sjellë edhe në situata të cilat e kishin kuptimin "dy hapa para, ndërsa një hap pas", por jam i bindur se gjithmonë është vepruar në mënyrë e cila nënkupton se vetëm qytetarët dhe shteti janë para gjithçka tjetër. 

Të nderuar miq, 
Në periudhën para nesh e di se do të ballafaqohemi me sfida të reja.
E di se nuk do të jetë e lehtë dhe e thjeshtë gjithçka.Përvojën që e kam, por edhe sfidat para të cilave qëndron Maqedonia na shpijnë në këtë konkluzion.
Mirëpo, e di se nuk ekziston rrugë më e shkurtër.
Zgjidhje të shkurtra nuk janë të mundshme.
Duhet doemos të punojmë më shumë dhe më mirë.
Unë mund të premtoj se Kuvendi do të vazhdojë ta mbindërtojë demokracinë maqedonase me rritëm edhe më të shpejtë.
Nuk ka ndalje, e as pushim.
Ju premtoj seanca pa fund, shumë ligje dhe vendime tjera.
Ju premtoj debate të gjata dhe dinamike të fuqishme.
Integrimi në Bashkimin Evropian dhe reformat e përgjithshme shtetërore janë qëllimi ynë i madh.
Ata vazhdojnë ta përcaktojnë edhe agjendën edhe ritmin tonë të punës.
Duhet doemos ti përfundojmë sa më shpejtë dhe sa më mire detyrat tjera në rrugën deri në jetë më të mirë. 
Duhet doemos të vazhdojmë të punojnë që të marrin raporte të reja edhe më të mira për progresin tonë nga ana e Komisioni Evropian.
Duhet doemos ta reformojmë armatën, mbrojtjen dhe segmentet tjera që ti mbindërtojmë standardet e NATO-s.
Duhet doemos të kemi ndjenjë të thellë të patriotizmit dhe përgjegjësisë shtetformuese në zgjidhjen e sfidave të ndërlikuara ndërkombëtare siç është kontesti me emrin.
Përfundimisht, duhet doemos me shembull personal të tregojmë se specifikat tona politike, etnike ose fetare janë përparësi e cila na bënë më të pasur, e jo dobësi e cila duhet të tejkalohet.
Të kemi kujdes për secilën fjalë të thënë.
Të jemi të vetëdijshëm se duhet ti japim shembull të mirë demokratik popullit që na ka zgjedhur.
Të debatojmë dhe të propozojmë vepra të mira.
Të lëmë gjëra pozitive pas nesh dhe më krenari të hapërojmë para.
Ta arsyetojmë tezën se ka dallim dhe të njëjtën ta bëjmë edhe më të dukshme.
Gjithmonë para nesh t'i kemi qytetarët dhe ardhmërinë e tyre.
Të vazhdojmë të jemi më të përgjegjshëm dhe më të përkushtuar pasi që vetëm ashtu do të tregojmë se Maqedonia duhet me vepra.

Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Nderi për të qenë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë me të vërtet është i madh.
Për të tretën herë do të qëndroj para jush me tërë përvojën dhe njohuritë që i kam.
Për herë të tretën herë obligohem se do të ngel mbrojtës i vlerave të parlamentarizmit, demokracisë, drejtësisë dhe dialogut.
Për herë të tretë obligohet se janë kryetar i të gjithëve pa dallim nga përkatësia politike, etnike ose fetare.
Premtoj se me fuqi më të madhe vazhdojmë t'i arrijmë majat e reja në përparimin demokratik të Maqedonisë.
Me energji edhe më të madhe vazhdojmë ti tejkalojmë sfidat e reja.
Me energji edhe më të madhe radhitemi në reshtët e parë në luftën demokratike për implementim të vlerave evropiane dhe euroatlantike.
Duke ju falënderuar edhe një herë për përkrahjen Tuaj, ju përshëndes sinqerisht.
Dëshiroj që Zoti të gjithëve të na japë urtësi dhe forcë që t'i miratojmë vendimet më të drejta.

Të jemi të denjë në obligimin e besuar nga populli dhe ta ruajmë dhe ta duam Maqedoninë.

Qoftë e përjetshme demokracia maqedonase.

Rroftë Maqedonia.

Faleminderit.

Click