Instituti Parlamentar

Instituti Parlamentar

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

 

Qëllimet dhe detyrat

Institut Parlamentar funksional i cili kontribuon në përforcimin e funksionit ligjvënës dhe mbikëqyrës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nëpërmjet sigurimit të shërbimeve në kohë, të paanshme, objektive dhe të arritshme për pushtetin ligjvënës.

Parime të Institutit Parlamentar 

  • Paanësi
  • Arritshmëria
  • Kredibilitet

Shërbimet 

Hulumtime dhe analiza

Punët hulumtuese realizohen në bazë të kërkesave paraprakisht të parashtruara për punë hulumtuese, ose me vetëiniciativë të Institutit Parlamentar.

Veprimi në bazë të kërkesave të pranuara bëhet me ndihmën e softuerit të specializuar - Sistem për veprim me kërkesat (RMS). 

Edukimi dhe komunikimi

Instituti Parlamentar realizon aktivitete për edukim dhe informim të cilat përfshijnë sesionin hyrës/orientimin për deputetete porsazgjedhur, si dhe seminare tematike dhe konferenca nga sfera të ndryshme në bazë të kërkesave paraprakisht të parashtruara ose me vetëiniciativë të Institutit Parlamentar.

Me qëllim të informimit lidhur me punën e Kuvendit, janë përgatitur botime dhe materiale informative në gjuhën maqedone, shqipe, angleze dhe frenge, deri tek të cilat qasja është e mundësuar më posht:
Miratimi i ligjit në procedurë të rrgullt në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë

Biblioteka hulumtuese 

Bibliotekа hulumtuese aktualisht ka në dispozicion 3600 tituj dhe pasurohet vazhdimisht me botime të reja nga shtëpitë botuese vendase dhe të huaja. Shfrytëzuesit kanë mundësi që nëpërmjet E-katalogut të hulumtojnë fondin e bibliotekës. 

Biblioteka, në kuadër të zyrave të saj të punës, ka në dispozicion leximore moderne të paisur e cila gjendet në afërsi të Klubit të Deputetëve, ku shfrytëzuesit kanë në dispozicion për përdorim baza elektronike të të dhënave, materialin bibliotekar, si dhe gazeta dhe revista ditore dhe javore. 

Arkivi ligjvënës  

Instituti Parlamentar menaxhon punën e arkivit ligjvënës i cili paraqet bazë të dokumenteve të prodhuara nga puna e mbledhjeve plenare dhe mbledhjeve të trupave punues dhe këshillave të Kuvendit, që kanë të bëje me procesin ligjvënës.

Materiali i përgjithshëm dokumentues i arkivit ligjvënës është në dispozicion për shfrytëzim nga ana e shfrytëzuesve nëpërmejt E-arkivit.