ALEKSANDAR NOVAKOVSKI

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

 

 

 

 

Aleksandar Novakovski u lind më 28.08.1965 në Ohër

Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në Ohër, ndërsa diplomoi në Fakultetin Juridik të Univerzitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, drejtimi i jurispodencës. Prej vitit 1991 deri në vitin 1993 punoi si bashkëpunërtor i ri i avokaturës, ku edhe e dha provimin e jurispodencës. Prej vitit 1993 punoi në zyrën e vet i regjistruar si avokat në Odën e Avokatëve të Maqedonisë. Ishte anëtar i Këshillit drejtues të Odës së Avokatëve të Republikës së Maqedonisë dhe kryetar i Komisionit për marrëdhënie me organet e jurispodencës. E flet gjuhën angleze. Ka mërrë pjesë në seminare ndërkombëtare, shkolla dhe kurse në organizim të organizatave ndërkombëtare. Ka qenë në edukim në Qendrën për të drejtën evropiane në Republikën e Greqisë ku u pajis me certifikatë adekuate nga Unioni Evropian. Specializim i tij është e drejta qytetare dhe ekonomike. Ishte zëvendës-anëtar dhe anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Aleksandar Novakovski ka qenë sportist aktiv në not dhe në vaterpolo. Në një periudhë ka qenë anëtarë i Këshillit drejtues të Klubit të vaterpolos “Vardar” nga Shkupi, Klubit të notit dhe të vaterpolos “Valët e Ohrit” nga Ohri dhe anëtar i Këshillit drejtues të Lidhjes së notit dhe të vaterpolos të Maqedonisë.


 



                                                         

 KAROLINA OGNJANOVIQ-ÇUKALIEVA

SEKRETARE E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

 

 

 

 

Zonja Karolina Ognjanoviq-Çukalieva, maqedonase, është lindur më 1 korrik 1962 në Veles. Në vitin 1986 diplomoi në Fakultetin Juridik në Shkup. Në vitin 1990 punësohet si bashkëpunëtore e re në Shërbimin profesional të Këshillit të atëhershëm Ekzekutiv të Kuvendit të RSM-së. Prej vitit 1991-1994 ishte referente në Seksionin për punë juridiko-normative në sferën e sistemit politik, veprimtaritë shoqërore dhe politikën e brendshme në Sekretariatin për legjislacion në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Në vitin 1994-1995  është këshilltare në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, shef i kabinetit të ministrit-koordinator. Nga viti 1995-1998 punoi si këshilltare e ministrit të Ekonomisë, me ç'rast në vitin 1996 kryen detyra pune në kabinetin e ministrit, ndërsa në vitet 1996-1998 - punë juridike normative në Inspektoratin Republikan të Tregut.

Që nga themelimi i Partisë Alternativa Demokratike është zgjedhur sekretare e Zyrës ekzekutive të kësaj partie politike. Këtë funksion e kryente edhe profesionalisht nga 5.5.1998 deri në emërimin e saj sekretare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 29.12.1998.

 

 



 

GJORGJE STREZOSKI

SEKRETAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

 

 

 

Të dhënat biografike:

-I lindur më 30.04.1944, në Llukovë
-Akademinë Pedagogjike e kreu në Shkup më 1967
-Fakultetin Juridik e kreu në Shkup më 1974
-Provimin e jurisprudencës e dha më 1997 në Shkup
-Magjistroi në Fakultetin Juridik në Shkup më 1984

Funksionet dhe detyrat më të rëndësishme;

-Në periudhën prej 1967-1974 punoi si mësues;
-Udhëheqës i Seksionit për punë të përgjithshme dhe juridike në Entin Republikan të Statistikës –Shkup
-Sekretar i Dhomës së Punës së Bashkuar të Kuvendit të Komunës së Karposhit - Shkup
-Zëvendës i Avokatit shoqëror të vetëqeverisjes së Qytetit të Shkupit
-Sekretar i Kuvendit të Komunës Qendër
-Inspektor kryesor republikan për punë
-Sekretar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhën prej 4.3.1997 deri më 29.12.1998

Ka botuar më shumë punime profesionale në shtypin ditor dhe periodik të Republikës së Maqedonisë.



IGOR SPIROVSKI

SEKRETAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

 

 

 

 

 

Të dhënat biografike:
-I lindur më vitin 1960 në Shkup

Ka të kryer Fakultetin Juridik në Shkup me 1982, me provimin e dhënë të jurisprudencës në vitin 1984

Funksionet e mëparshme dhe vendet e punës
• Ka punuar si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Punës së Bashkuar (1983-1984),
• Ka punuar si bashkëpunëtor i ri profesional në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë (1984),
• Është avancuar në bashkëpunëtor profesional (1985)
• Është emëruar në titullin bashkëpunëtor i lartë profesional (1986)
• Është emëruar në titullin këshilltar (1988)
• Është emëruar në titullin këshilltar i lartë në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë (1989)
• Sekretar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhën prej 22.10.1992 deri më 04.03.1997

Nuk ka qenë anëtar i asnjë partie politike.


 



MILLOVAN SHIKOVSKI

Të dhënat biografike:
-I lindur në 1937 në fshatin Oktisi - Strugë
-Ka kryer Shkollën e Lartë për punëtorë Socialë dhe Fakultetin Juridik në Shkup.

Funksionet dhe detyrat më të rëndësishme:
• Në sferën e ndërtimtarisë (1954-1963)
• Në Sekretariatin e shëndetësisë dhe të politikës sociale
• Në Qendrën për punë sociale-Shkup (1966-1976)
• Sekretar i Kuvendit të Komunës së “Çairit“ - Shkup (1976-1978)
• Ndihmës-sekretar republikan për shëndetësi dhe politikë sociale (1978-1982)
• Sekretar i BVI për shëndetësi (1982-1986) dhe kryetar i Komitetit Republikan për shëndetësi dhe politikë sociale (1986-1988).

Sekretar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhën prej 21.06.1988 deri më 22.10.1992.

Click