Këshillat

E martë, 14 tetor 2014 

Mbledhja e përbashkët e Këshillit Nacional për Eurointegrime, Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komisionit për Çështje Evropiane

Këshilli Nacional për Eurointegrime, Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot mbajti mbledhje të përbashkët për Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2014. 

Në mbledhje u ftuan dhe ishin të pranishëm kryetari dhe anëtarët e Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE, Shefi i delegacionit të BE-së në RM dhe përfaqësuesit e ambasadës së vendeve-anëtare të BE-së në RM.                 

Konstatimet kryesore nga Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2014, u prezantuan nga z. Fatmir Besimi, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për çështje evropiane. Në mbledhjen e përbashkët fjalim mbajti SH.T. Aivo Orav, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë. 

Në debatin në mbledhjen e përbashkët, me diskutime, sugjerime dhe rekomandime personale, morën pjesë: z. Ilija Dimovski, nënkryetar i Këshillit Nacional për Eurointegrime; z. Antonio Molloshoski, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme; znj. Nora Aliti, zëvendëskryetare e Komisionit për Çështje Evropiane; z. Kenan Hasipi, kryetar i Komitetit të Përzier Parlamentar RM dhe BE; deputetët: znj. Sollza Gërçeva, znj. Roza Topuzovska Karevska, znj. Liljana Popovska, z.  Pavle Trajanov, z. Mirvan Xhemaili, z. Aleksandar Nikollovski, z. Vlladimir Gjorçev; si dhe z.  Dimitar Mirçev, përfaqësues nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe z. Naser Selmani nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. 

Këshilli Nacional për Eurointegrime, Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Komisioni për Çështje Evropiane, në mbledhjen e përbashkët të mbajtur më 14 tetor 2014, me rastin e debatit për Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2014, i miratuan KONKLUZIONET në vijim: 

1. "Këshilli Nacional për Eurointegrime, Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Komisioni për Çështje Evropiane e përshëndesin rekomandimin e gjashtë me radhë të Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Këshilli dhe dy komisionet konsiderojnë se vlerësimet dhe komentet të përfshira në Raportin e Komisionit Evropian i shfaqin gjendjet reale në Republikën e Maqedonisë dhe rezultatet e arritura në vitin 2014 në procesin e integrimit evropian, vendimet e ndërmarra, masat e zbatuara dhe ligjet e miratuara.

2. Këshilli dhe dy komisionit theksojnë se rekomandimet dhe konkluzionet e Komisionit Evropian të prezantuara në Strategjinë për zgjerim dhe sfidat kryesore 2014-2015, të cilat kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë, paraqesin inkurajim të fuqishëm plotësues në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, për vazhdimin e reformave me qëllim të vendosjes së standardeve evropiane në shoqëri. 

3. Duke e pasur parasysh përcaktimin strategjik dhe konsensual për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të konfirmuar edhe me Memorandumin ndërmjet partive politike në Republikën e Maqedonisë i nënshkruar më 16 shtator 2013, Këshilli dhe komisionet sugjerojnë në nevojën për përfshirjen e partive politike të opozitës në punën e Kuvendit, bashkëpunim të vazhdueshëm dhe dialog konstruktiv dhe të qëndrueshëm ndërmjet të gjitha partive politike në kuadër të institucioneve. 

4. Këshilli Nacional për Eurointegrime, Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Komisioni për Çështje Evropiane e përshëndesin përkushtimin, përkrahjen e vazhdueshme dhe angazhimin aktiv të Komisionit Evropian në procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. 

5. Këshilli Nacional për Eurointegrime, Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Komisioni për Çështje Evropiane e theksojnë nevojën për mbajtjen e momentumit në lidhje me sfidat e ardhshme nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e cila mbetet e rëndësishme për zhvillimin e demokracisë dhe sundimin e së drejtës në vend. Implementimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit edhe në të ardhmen duhet të shërbejë si mjet për avancimin e dialogut ndërmjet bashkësive.

6. Këshilli dhe komisionet konstatojnë se miratimi i vendimit që të hapen negociatat për anëtarësim do të paraqesë përfitim për përforcimin dhe qëndrueshmërinë e mëtejme të reformave dhe për nxitjen e reformave të reja në procesin e anëtarësimit, për përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike si dhe perspektivë autentike evropiane të vendit. Potencohet se mosveprimi eventual edhe për rekomandimin e sivjetmë të Komisionit Evropian imponon vështirësi dhe sfida potenciale për Republikën e Maqedonisë dhe për Bashkimin Evropian, njëkohësisht vihet në pyetje edhe kredibiliteti i procesit aderues. Në këtë drejtim dhe në pajtim me gjashtë rekomandimet e deritanishme të Komisionit Evropian, i bëjmë apel Këshilli Evropian, përfundimisht të miratojë vendim për fillim të negociatave aderuese me Republikën e Maqedonisë. I bëjmë apel Këshilli Evropian përfundimisht të lejojë kalim në fazën e dytë të asocimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim ndërmjet Komiteteve Evropiane dhe vendeve-anëtare të tyre nga njëra anë dhe Republikës së Maqedonisë nga ana tjetër.  

7. Sugjerohet nevoja për vazhdimin e Dialogut aderues të nivelit të lartë, me ç'rast me hapjen e kapitullit dinamizohen aktivitetet për implementimin e standardeve evropiane, forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e së drejtës.

8. Këshilli dhe të dyja komisionet theksojnë se hapja e negociatave aderuese të Bashkimit Evropian me Republikën e Maqedonisë do të kontribuojë për përparimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore, veçanërisht të marrëdhënieve greko-maqedonase, si dhe për respekt më të madhe reciprok, bashkëpunim, besim dhe partneritet. Mbështetet qëndrimi i më shumë vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian se rrjedha paralele e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në BE gjatë bisedimeve greko-maqedonase do ta krijojë dinamikën e nevojshme për përparimin esencial për të dyja çështjet e rëndësishme. Në drejtim të arritjes përfundimtare të zgjidhjes bashkërisht të pranuar në lidhje me dallimet për emrin, theksohet se me rëndësi esenciale është mbajtja e mëtejshme e dialogut greko-maqedonas, respektimi i Marrëveshjes së Përkohshme ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë dhe aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, nga Republika e Greqisë, intensifikimi i angazhimit politik i të gjitha palëve të përfshira në proces nën patronazhin e KB-së dhe përfshirja aktive e bashkësisë ndërkombëtare. 

9. Këshilli dhe komisionet e përshëndesin përdorimin e mbiemrit "maqedonas" në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2014, që është në pajtim me parimin e respektimit të dallimeve evropiane edhe në kontekst të karakteristikave gjuhësore dhe kulturore në Republikën e Maqedonisë dhe në pajtim me terminologjinë zyrtare të Kombeve të Bashkuara.  

10. Këshilli dhe komisionet rekomandojnë që subjektet kompetente në shtet me përgjegjësi dhe kritikë të plotë t'i analizojnë vërejtjet në Raportin e Komisionit Evropian dhe të marrin masa dhe aktivitete për tejkalimin e dobësive, veçanërisht këto të përmendura në konkluzionet dhe rekomandimet nga Strategjia për Zgjerim dhe Sfidat Kryesore 2014 - 2015. Këshilli dhe komisionet propozojnë që Qeveria e Republikës së Maqedonisë të hartojë plan për realizimin e rekomandimeve nga Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2014, me bartësit dhe afatet për realizim. 

11. Këshilli dhe komisionet e theksojnë nevojën për mbajtje të vazhdueshme të dialogut politik me strukturat e Bashkimit Evropian dhe vazhdimi i bashkëpunimit me vendet-anëtare, dhe bëjnë apel në afirmim pozitiv të Republikës së Maqedonisë si një anëtare e ardhshme e plotë e Bashkimit Evropian. Theksohet rëndësia për vazhdimin e bashkëpunimit rajonal dhe pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë në iniciativat rajonale, Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, Këshillin për bashkëpunim rajonal, Iniciativën e Evropës Qendrore, Marrëveshjen për komitetin energjetik dhe Marrëveshjen e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë. 

12. Këshilli Nacional për Eurointegrime edhe në të ardhmen do të vazhdojë me përkushtim dhe në kontinuitet ta realizojë rolin e forumit inkluziv që do të kontribuojë për përparimin e dialogut politik dhe mbajtjen e konsensusit të gjerë nacional për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë. 

13. Me konkluzionet e mbledhjes së përbashkët të Këshillit Nacional për Eurointegrime, Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komisionit për Çështje Evropiane, me rastin e debatit për Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2014, të njoftohet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.   

14. Konkluzionet të publikohen në faqen e internetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që të jenë të arritshme për opinionin e gjerë".    

Click