E premte, 18 shtator 2015
PRIORITET PËR MAQEDONINË ËSHTË FILLIMI I PAPROLONGUESHËM I NEGOCIATAVE ME BE
Në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Nacional për Eurointegrime i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajti fjalim z. Johanes Han, komisari për politikë fqinjësore evropiane dhe për negociata për zgjerim i Komisionit Evropian, në shoqërim të ambasadorit Aivo Orav, shef i Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë.
Mbledhjen e hapi dhe me të kryesoi kryetarja e Këshillit Nacional, znj. Lidija Dimova, ndërsa ishin të pranishëm përfaqësuesit e Komisionit për Çështje Evropiane; Komisionit për Politikë të Jashtme; Komitetit të Përzier Parlamentar; zëvendëskryeministri i eurointegrimeve i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Fatmir Besimi; ambasadori i vendeve anëtare të BE-së; dhe mediat.
Kryetarja Dimova në fjalimin e saj hyrës e përshëndeti prezencën e komisarit Han, njëkohësisht shprehu falënderim për përkushtimin dhe angazhimin të cilin e dha ai në tejkalimin e krizës politike, si dhe për kompletimin e përbërjes së Këshillit Nacional për Eurointegrime nga 4 shtatori, pas kthimit të opozitës në Parlament. Eurokomisari Han theksoi se kjo vizitë është në një kohë tejet të vështirë për kontinentin evropian, i cili ballafaqohet me krizën e refugjatëve dhe se kjo është sfidë jo vetëm për Maqedoninë por edhe për BE-në, gjë që kërkon zgjidhje evropiane dhe është siguruar ndihmë evropiane.
Ai i përshëndeti arritjet e deritanishme që dolën nga marrëveshja e nënshkruar e paradokohshme nga Përzhino ndërmjet liderëve të katër partive politike, kthimi i opozitës në Kuvend, miratimi i Ligjit për prokuror special dhe emërimi i tij.
Mbledhja plenare, e cila do të mbahet pasdite, do të shënojë vazhdimin e dialogut paraaderues të nivelit të lartë, gjë që u tregua si katalizator i rëndësishëm i reformave në pesë sferat kryesore, si dhe apel për hapjen e dy kapitujve të rëndësishëm - 23 dhe 24.
Të pranishmit ishin njëzëri se prioritet në periudhën e ardhshme është realizimi i reformave të mbetura zgjedhore, si dhe rekomandimi pozitiv i Maqedonisë në kuadër të raportit të ardhshëm vjetor për progresin e vendit për vitin 2015 dhe fillimi i paprolongueshëm i negociatave me BE-në.