Udhëheqja parlamentare


   

TRAJKO VELJANOSKI

KRYETAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË 

Trajko Veljanovski është lindur më 2 nëntor 1962 në Shkup. Në universitetin "Shën Cirili dhe Metodi", i mbaron studimet e shkencave juridike, ndërsa në vitin 1988 e jep provimin e avokaturës dhe të njëjtin vit hap zyrë të pavarur të avokaturës. Si avokat punon deri në fillim të vitit 1999.

Angazhimin e vet politik Trajko Veljanovski e filloi në vitin 1993 me inkuadrimin në VMRO-DPMNE. Veprimi i tij politik është i lidhur ngushtë me përcaktimin e tij profesional - drejtësinë dhe legjislacionin. Kështu, më shumë vjet udhëheq Komisionin për çështje juridike të VMRO-DPMNE-së, anëtar i Komisionit për sistem politik, e gjithashtu udhëheq edhe Forumin për çështje juridike e politike dhe sistem gjyqësor të VMRO-DPMNE-së. 

Në vitin 1999 zgjidhet nënsekretar në Ministrinë e Drejtësisë së Qeverisë së Republikë së Maqedonisë, ku së shpejti bëhet zëvendësministër. Me këtë rast, veçanërisht është aktiv në përgatitjen e ligjeve, por merr pjesë aktive në procesin e miratimit të tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në trupat punuese të Kuvendit. Gjithashtu, merr pjesë në përgatitjen e më shumë marrëveshjeve ndërkombëtare bilaterale dhe multilaterale, si dhe në takime, konferenca dhe seminare ndërkombëtare. 

Në këtë periudhë është edhe anëtar i Komisionit për Parashtresa dhe Propozime të Presidentit të Republikë së Maqedonisë, e gjithashtu është edhe anëtar i Këshillit drejtues të Qendrës për integrime evropiane. 

Në më shumë cikle zgjedhore, siç janë zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale është i angazhuar si anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. 

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 Trajko Veljanovksi zgjidhet deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në këtë periudhë të mandatit deri në prill të vitit 2008 është kryetar i Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve.

Në zgjedhjet e qershorit 2008 përsëri zgjidhet deputet, e në seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare zgjidhet kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Në zgjedhjet në qershor 2011 zgjidhet si deputet për herë të tretë, ndërsa në seancën konstitutive të përbërjes së re parlamentare rizgjidhet si Kryetar i Kuvendit të Republikë së Maqedonisë.  

Në zgjedhjet në prill 2014 u zgjodh si deputet për të katërtën herë, ndërsa në seancën konstituive të përbërjes së tetë parlamentare, përkatësisht për të tretën herë, zgjidhet si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Trajko Veljanovski është i  martuar dhe prind i dy fëmijëve.

Aktivitete në Kuvend:

  • Komisioni për Çështje Kushtetuese, kryetar
  • Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Unionin Interparlamentar (UIP), shef i delegacionit 
Click