“QYTETARËT E PËRFSHIRË PËR KUVENDIN TRANSPARENT DHE TË PËRGJEGJSHËM”

Qëllimi i projektit “Qytetarët e përfshirë për Kuvendin transparent dhe të përgjegjshëm” është përmirësimi i punës së Kuvendit përmes përfshirjes së qytetarëve në debatin e informuar për rolin e Kuvendit dhe reformave zgjedhore.
Projektin, Asociacioni Qytetar MOST, filloi ta zbatojë në korrik 2016 dhe ky do të zbatohet deri në mars 2018.

Në këtë segment të projektit aktivitetet përbëhen nga mbikëqyrja e punës së Kuvendit përmes përgatitjes së Indeksit të produktivitetit të Kuvendit dhe hapjen e debatit për rolin e Kuvendit në procedurën për miratimin e ligjeve dhe nevojën nga përfshirja e palëve të prekura në të.

Në kornizat e projektit do të përgatiten raportet periodike të cilat do ta informojnë opinionin, mediet dhe organizatat civile për punën e deputetëve, si dhe për mënyrën në të cilën Kuvendi e kryen rolin e vet të rregulluar me Kushtetutë.

Si pjesë e projektit është përgatitur faqja e internetit www.otvorenosobranie.mk në të cilën qytetarët mund t'i marrin të gjitha informatat lidhur me projektin dhe punën e Kuvendit. 
Qëllimi kryesor është kontributi në debatin esencial për zgjidhjet ligjore, përmes përfshirjes së të gjitha palëve të prekura në proces, që do të kontribuonte edhe në përmirësimin e Indeksit të produktivitetit të Kuvendit në të ardhmen.

Qysh nga formimi, MOST-i dhe Kuvendi i RM-së bashkëpunuan dhe bashkërisht zbatuan një numër të madh aktivitetesh dhe projektesh të rëndësishme. Krahas projekteve të cilat përfshinë bashkëpunimin, MOST-i me kalimin e viteve e mbikëqyri edhe punën e Kuvendit. Një pjesë e projekteve të cilat i zbatoi MOST-i në këtë sferë arritën qëndrueshmëri institucionale dhe financiare.

  • Projekti „Qytetarët e përfshirë për Kuvendin transparent dhe të përgjegjshëm“ është mbështetur nga Ambasada e Britanisë në Shkup.  



Click