Aktivitetet

E premte, 14 shkurt 2014

BOTIMI I RI I "DEPUTETI IM

Tradicionalisht, për së tridhjeti herë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e lëshoi botimin "Deputeti im" për periudhën korrik-dhjetor 2013. Ky botim është një pasqyrë statistikore e të dhënave përmbledhëse për punën e deputetëve në Dhomën legjislative të Maqedonisë, sipas parametrave të caktuara. 

Në këtë botim ekzistojnë të dhëna për strukturën dhe përbërjen e Kuvendit, për numrin e ligjeve të miratuara, prezencën dhe mungesën e 123 deputetëve, numrin e fjalimeve të tyre, numrin e propozim-ligjeve dhe amendamenteve të parashtruara, numrin e pyetjeve të deputetëve, replikave dhe kundërreplikave, si dhe numrin e votimeve të regjistruara.

"Deputeti im", përveç karakterit informativ, e tregon edhe transparencën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, gjë që është kusht për demokracinë e vërtetë parlamentare.
 
 

Click