Aktivitetet

E premte, 7 shkurt 2014

DEBAT PUBLIK I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të dyzetepestë, mbajti debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndë të para minerale, me procedurë të shkurtuar.

Propozim-ligjin e arsyetoi zëvendësministri i Ekonomisë, z. Hristian Delev. 

Gjatë përpunimit të ndryshim-plotësimeve të propozuara, fillimisht janë përfshirë kërkimet zbuluese. Disa kompani të huaja kanë paraqitur interes për kërkim zbulues në territorin e Republikës së Maqedonisë. Kjo problematikë deri më tani nuk ka qenë e përfshirë dhe është konstatuar se ka shumë nevojë që kjo pjesë të rregullohet. 

U theksua se kërkimet zbuluese janë veçanërisht të rëndësishme në pjesën e lëndëve të para energjetike, veçanërisht për kërkim të naftës, gazit dhe qymyrit. 

Përndryshe, ky është investim shumë i shtrenjtë dhe me miratimin e zgjidhjeve ligjore do t'u mundësohet kompanive ndërkombëtare të cilat janë të interesuar, në një kornizë juridike ta ushtrojnë veprimtarisë në pjesën e kërkimeve gjeologjike. 

Ndryshimi tjetër është në pjesën e shfrytëzimit të ujërave termominerale, të cilët nuk janë shfrytëzuar në territorin e Republikës së Maqedonisë, përkatësisht janë shfrytëzuar pjesërisht. 

Me këtë ndryshim do të mundësohet që koncesionet që janë për ujëra termomineralë të mund pjesërisht t'u jepen edhe personave tjera që do t'i shfrytëzojnë. Nëse ndodh që të ketë më shumë shfrytëzues, kjo të rregullohet juridikisht. 

Janë bërë ndryshime edhe në pjesën e koncesioneve. Me ndryshimet e paraparë do të mbrohet interesi shtetëror dhe koncesionet do ta marrin vlerën e tyre reale. Prandaj, në Ligjin për lëndë të para minerale përfshihet edhe vlerësimi i biznesit, përkatësisht mjeteve të investuara në atë koncesion, si të mundësohet që bartja të jetë reale.  

Në debatin morën pjesë: Kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj. Vlladanka Aviroviq; zëvendësministri i Ekonomisë, z. Hristian Delev; z. Novica Stoliq, drejtor i Entit gjeologjik të Republikës së Maqedonisë; z.   Nikollajço Nikollov, kryetar i Asociacionit maqedonas për xehetari dhe drejtor i xeheve Buçim nga Radovishi; përfaqësues të Asociacionit maqedonas për xehetari, si dhe profesorët nga Fakulteti i Xehetarisë pranë Universitetit "Goce Dellçev" nga Shtipi.  z.  Risto Dambov dhe z.  Orce Stefkovski.

Debati publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndë të para minerale, paraqiti mundësi të mirë që anëtarët e Komisionit për Çështje Ekonomike, përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, biznesmenët, punëtorët shkencorë, ekspertët nga sfera e gjeologjisë dhe xehetarisë dhe ngjashëm, t'i shprehin mendimet e tyre, propozimet, sugjerimet, vërejtjet e tyre, me qëllim dhe në interes të miratimit të një Ligji më cilësor.
 

Click