Aktivitetet

E enjte, 6 shkurt 2014

DELEGACIONI I KUVENDIT NË  LUTJEN E 62-TË NACIONALE TË MËNGJESIT NË UASHINGTON 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit, znj. Suzana Saliu, në përbërje me: znj. Sillvana Boneva z. Vlladimir Gjorçev dhe z. Andej Petrov, mori pjesë në  Lutjen nacionale të mëngjesit në Uashington. 

Delegacioni i Kuvendit gjatë qëndrimit të tij realizoi takim me znj. Kendis Miler, deputete në Dhomën e përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së, kongresistin Frenk Vulf, republikan nga Virxhinia dhe me znj. Xhenis Han, deputete (demokrate-Kalifornia) në Dhomën e përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së dhe njëkohësisht bashkëkryesuese me lutjen vjetore të mëngjesit.

Në takimet, delegacioni i Kuvendit u falënderua për përkrahjen prinicipiele për eurointegrimin e Maqedonisë dhe e riafirmoi përcaktimin e vendit në përmbushjen e këtij qëllimi strategjik. Gjithashtu, Republika e Maqedonisë u prezantua si vend në të cilin kultivohet multietniciteti, multikonfesionaliteti dhe multikultura, dhe se në këtë kontekst është lider në Evropë.  

U theksua se megjithëse vendi ynë i ka përmbushur të gjitha kushtet, nuk mund të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s, për shkak të bllokadës nga ana e Republikës së Greqisë.  Njëkohësisht, u kërkua nga SHBA-ja që të mos lejojë izolim të mëtutjeshëm të Republikës së Maqedonisë nga integrimi në NATO dhe BE.

Duke theksuar se do të vazhdojnë me aktivitetet për përkrahjen e Maqedonisë, nikoqirët shfaqën shpresë se zgjerimi do të jetë në pozicion të lartë në agjendën e samitit të ardhshëm të NATO-s dhe se Republika e Maqedonisë së shpejti do ta fitojë anëtarësimin në Aleancë.

U dërgua ftesë për ta vizituar Maqedoninë gjatë Lutjeve ballkanike të mëngjesit, që do të mbahet këtë vit në vendin tonë.

Click