Aktivitetet

E mërkurë, 12 shkurt 2014

MBLEDHJA E DYZETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e djeshme të dyzetegjashtë, si trup punues amë, në lexim të dytë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare

Kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj. Vlladanka Aviroviq, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar. 

Komisioni i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë këtë Propozim-ligji. 


 

Click