Aktivitetet

E enjte, 6 shkurt 2013

MBLEDHJA E DYZETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e dyzetekatërtë, të mbajtur më 4 shkurt 2014, si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falimentim, me procedurë të shkurtuar.

Kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj. Vlladanka Aviroviq, i informoi anëtarët e Komisionit se është paraqitur një amendament nga deputetët:  znj. Cvetanka Ivanova, znj. Biljana Kazanxhiska, znj. Radmilla Sheqerinska, z.  Samka Ibraimoski, znj. Vesna Bendevska dhe z.  Mende Dinevski. 

Komisioni e shqyrtoi amendamentin e parashtruar nga propozuesit e autorizuar.  Në debatin mori pjesë zëvendësministri i Ekonomisë, z.   Hristian Delev.

Komisioni me shumicë votash nuk e miratoi amendamentin e parashtruar.
 
Komisioni për Çështje Ekonomike e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click