Aktivitetet

E mërkurë, 12 shkurt 2014

MBLEDHJA E DYZETESHTATË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, gjatë ditësh së djeshme e mbajti Mbledhjen e dyzeteshtatë. 

Si trup punues amë, Komisioni, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndë të para minerale, me procedurë të shkurtuar, shqyrtoi dhjetë amendamente, të parashtruara nga deputetët: znj. Vlladanka Aviroviq, z. Malisha Stankoviq dhe z. Nikollçe Acevski. Pesë amendamente u miratuan njëzëri, ndërsa pesë u tërhoqën nga propozuesit.

Komisioni e përcolli Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndë të para minerale, me procedurë të shkurtuar, në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click