Aktivitetet

E mërkurë, 12 shkurt 2014

MBLEDHJA E DYZETETETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 48-të, si trup punues amë, në lexim të dytë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore.

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryetarja e Komisionit, znj. Lençe Nikollovska, i informoi deputetët se për Propozim-ligjin në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë parashtruar gjithsej dy amendamente nga deputetët: znj. Lençe Nikollovska, z.  Pançe Orcev, z. Save Maraçkov, z. Goran Sugarevski dhe z. Borçe Stavrov. Këto amendamente me nga 4 vota "pro" dhe 6 vota "kundër", nuk u miratuan.

Në Propozim-ligjin e plotësuar për plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore është inkorporuar dhe miratuar një amendament nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave dhe Komisioni Juridik-Ligjvënës. 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e përcolli Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore (leximi i dytë), në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click