Aktivitetet

E enjte, 6 shkurt 2014

MBLEDHJA E NËNTËDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 95-të, të mbajtur me 4 shkurt, si trup punues amë shqyrtoi:

  • Propozim-ligj për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me borxh te Banka ndërkombëtare për ndërtim dhe zhvillim - Banka botërore sipas Marrëveshjes për hua për Huan e dytë të programit për politika zhvillimore për konkurrencë (me procedurë të shkurtuar);  
  • Vendim të statutit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komisionit për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë (faza e parë).

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin e parashtruar dha zëvendësministri i Financave, z.  Ardian Xheladini.  

Ai theksoi se Huaja e dytë e programit për politika zhvillimore për konkurrencë nga Banka ndërkombëtare për ndërtim dhe zhvillim - Banka botërore do t'i ndahet Republikës së Maqedonisë në shumë prej 36.4 milionë euro (shumë ekuivalente me 50 milionë USD).

Me këtë hua do të mbështeten aktivitete në katër sfera kryesore dhe atë: 

  1. Zhvillimi i prodhimit me vlerë të lartë të shtuar të lartë; 
  2. Lehtësimi i ristrukturimit të sektorit bujqësor; 
  3. Përmirësimi i efikasitetit të shërbimeve të logjistikës tregtare; 
  4. Vendosja e fleksibilitetit të tregut të punës, zhvillimi i shkathtësive dhe novacioni. 

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë më 29 janar 2014, zhvilloi negociata me përfaqësuesit e Bankës botërore në Zyrën e Bankës botërore në Shkup, për lidhjen e Marrëveshjes për hua për Huan e dytë të programit për politika zhvillimore për konkurrencë. 

Huaja do t'i ndahet Republikës së Maqedonisë nën kushtet në vijim:  afati i pagesës 18 vite me periudhë grejs prej 5 vitesh dhe normë interesi EURIBOR gjashtëmujor me dallim variabil, si dhe shuma të barabarta të pagesës të cilat do të paguhen dy herë në vit, duke filluar nga 15 mars të vitit 2019, përfundimisht me 15 shtator të vitit 2031.  Huaja do të paguhet në mënyrë semestrale, çdo 15 mars dhe 15 shtator në vitin.  Në pajtim me rregullat e Bankës ndërkombëtare për ndërtim dhe zhvillim, Republika e Maqedonisë si huamarrës ka për obligim t'i paguajë Bankës ndërkombëtare për ndërtim dhe zhvillim provizion të njëhershëm - shpenzim në shumë prej 0.25% nga huaja e shumës (Front-end-fee).  Ky Provizion për Projektin është 91.000 euro dhe do të paguhet si shumë e njëhershme nga mjetet e huas. 

Projekti do të miratohet nga Bordi i bankës më 13 mars 2014.  Data e përfundimit të projektit është 30 tetor 2014. 

Në shqyrtimin morën pjesë deputetët: z. Marjanço Nikollov, znj. Vlladanka Aviroviq, z. Dragan Cuklev dhe z. Pançe Orcev.

Komisioni e përcolli Propozim-ligjin për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me borxh te Banka ndërkombëtare për ndërtim dhe zhvillim - Banka botërore sipas Marrëveshjes për hua për Huan e dytë të programit për politika zhvillimore për konkurrencë (me procedurë të shkurtuar);

Komisioni nuk dha vërejtje për tekstin e Vendimit të statutit me ç'rast konkludoi njëzëri t'i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të miratojë vendim për dhënie pëlqim Vendimit të statutit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komisionit për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë. 

Click