Aktivitetet

E mërkurë, 12 shkurt 2014

MBLEDHJA E PËRBASHKËT E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE DHE KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Komisioni për Çështje Evropiane dhe Këshilli Nacional për Eurointegrime mbajti mbledhje të përbashkët, në të cilën u diskutua për Programin nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian, revizioni 2014, ku u miratua edhe mendimi për të. 

Fjalim hyrës për NPAA-në për vitin 2014 mbajti zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, z.  Fatmir Besimi, i cili informoi për aktivitetet e planifikuara të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në lidhje me dinamikën e harmonizimit të legjislacionit nacional me atë evropian, si dhe për përshtatjen e arritur të institucioneve nacionale me strukturat administrative evropiane.

Në debatin morën pjesë kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Harulla Misini, kryetarja dhe zëvendëskryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Radmilla Shekerinska dhe znj. Sillvana Boneva dhe deputetët: Pavle Trajanov dhe z.  Gordian Georgiev, si dhe përfaqësuesja dhe anëtarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Tanja Ademi-Hafner dhe z. Dimitar Mirçev.

Në diskutimet u fol për realizimin e deritanishëm të revizioneve të mëparshme të NPAA-së, për sfidat para të cilave qëndron shteti në aspekt të realizimit të këtij programi, si dhe për nevojën që Kuvendi edhe më tutje ta mbajë konsensusin e arritur për çështjet e BE-së, kështu që me përpjekje të përbashkëta do të mund të arrihet të miratohen ligjet e paraparë në NPAA-në. 


 Mendim              Aneksi 1              Aneksi 2 
 
 

Click