Aktivitetet

E enjte, 20 shkurt 2014, Bruksel

SEMINAR ME TEMË: INICIATIVAT DHE PËRPJEKJET E VENDEVE NGA BALLKANI PERËNDIMOR DHE TURQIA PËR SHËNDETIN DHE MBROJTJEN E KONSUMATORËVE"

Delegacioni i Komisionit për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje të deputetëve Stanka Anastasova, Mile Paçemski dhe Bekim Qoku, merr pjesë në seminarin parlamentar, që mbahet në Bruksel, Belgjikë.

Seminari është në organizim të Parlamentit Evropian me temë: "Iniciativat dhe përpjekjet e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia për shëndetin dhe mbrojtjen e konsumatorëve". Fjalim hyrës për rolin dhe pozitën e Parlamentit Evropian në legjislacionin për shëndetësi dhe mbrojtje të konsumatorëve, si dhe për implementimin e tyre, mbajti znj. Renata Somer, deputete në Parlamentin Evropian dhe anëtare e Komitetit për Shëndetin Publik dhe Sigurinë e Ushqimit.

Përveç pjesëmarrësve tjerë në seminar, morën pjesë edhe deputetët Stanka Anastasova dhe Mile Paçemski. Deputetja, Stanka Anastasova, në diskutimin e saj e theksoi rolin e legjislacionit në kontekst të ardhmërisë evropiane të rajonit, mbrojtjes së cilësisë së ushqimit, si dhe mbikëqyrjes dhe parandalimit të epidemive, me theks të veçantë në ushqimin GM. 

Deputeti Mile Paçemski i theksoi qëllimet prioritare në veprimtarinë shëndetësore të Republikës së Maqedonisë, si dhe rregullimin e mbrojtjes së konsumatorëve përmes sistemit të integruar për siguri të ushqimit.
 
 

Click