KOMISIONI PËR MBIKËQYRJEN E ZBATIMIT TË MASËS SË VEÇANTË HETUESE - NDJEKJA E KOMUNIKIMEVE NGA MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME, DREJTORIA E POLICISË FINANCIARE, DREJTORIA DOGANORE DHE MINISTRIA E MBROTJES
k.namerkizaslednakomunod@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, katër anëtarë, zëvendëskryetar dhe katër zëvendësanëtarë.
Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:
- kryerjen e mbikëqyrjes të zbatimit të masës së veçantë hetuese- ndjekje e komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria Doganore dhe Ministria e Mbrojtjes;
- ligjshmërinë në zbatimin e masës së veçantë hetuese- ndjekje e komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria Doganore dhe Ministria e Mbrojtjes nga aspekti i harmonizimit të tyre me Ligjin për ndjekje të komunikimeve dhe
- vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështjet që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e tillë
- çështjet tjera që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë e Policisë Financiare, Drejtorinë Doganore dhe Ministrinë e Mbrojtjes në lidhje me masën e veçantë hetuese- ndjekje të komunikimeve.
Komisioni paraqet raport vjetor deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në afat prej dy muajve pas përfundimit të vitit vijues, për mbikëqyrjen e kryer mbi ligjshmërinë e zbatimit të masës së veçanta hetuese- ndjekje e komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria Doganore dhe Ministria e Mbrojtjes.