Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E mërkurë, 2, dhjetor 2009

TAKIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME KRYETARIN E KËSHILLIT NACIONAL TË ORGANIZATAVE TË INVALIDËVE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, para Ditës së nesërme Ndërkombëtare të Personave me Invaliditet mbajti takim me kryetarin e Këshillit nacional të organizatave të invalidëve, z. Dushan Neshevski, si edhe me përfaqësuesit e organizatave të invalidëve në Republikën e Maqedonisë

më shumë...



E premte, 11dhjetor 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, TRAJKO VELJANOSKI SOT U TAKUA ME KRYETARIN E DHOMËS PËRFAQËSUESE TË AUSTRALISË, HERI XHENKINS I CILI ËSHTË NË NJË VIZITË ZYRTARE NË MAQEDONI

Me të vërtetë është kënaqësi e madhe kur vjen në vizitë miku i vërtetë, ndërsa Ju z. Xhenkins jeni miku i vërtetë i Maqedonisë, theksoi në fillim Kryetari i Kuvendit z. Veljanoski. Edhe pse Maqedonia dhe Australia gjenden shumë larg, të dy vendet kanë marrëdhënie të mira bilaterale, e në këto korniza vendin dhe kontributin e vet duhet ta japin edhe të dy parlamentet. Më gëzon fakti që edhe në Dhomën Përfaqësuese të Australisë u krijua Grupi i miqësisë me Republikën e Maqedonisë. Këto marrëdhënie duhet t’i zhvillojmë edhe për faktin se në Australi jeton diaspora e madhe maqedonase, ndërsa në Maqedoni u pranua shumë pozitivisht marrëveshja bilaterale mbi të drejtat sociale të maqedonasve e nënshkruar para do kohësh gjatë vizitës së kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, z. Nikolla Gruevskit në vendin tuaj, theksoi Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanoski. Siç e dini Republika e Maqedonisë është përcaktuar për integrim euroatlantik. Në këto korniza para do kohësh për qytetarët tanë BE hoqi regjimin e vizave. Mendoj se një marrëveshje të këtillë duhet të arrijmë edhe me Australinë, duke i pasur parasysh pikërisht marrëdhëniet me bashkatdhetarët tanë, të cilët jetojnë në Australi, tha Veljanoski.

më shumë...



E enjte, 3 dhjetor 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Z. TRAJKO VELJANOVSKI REALIZOI TAKIM ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË KROACISË, Z. STJEPAN MESIQ

Në takim u theksua se marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë zhvilloheen në mënyrë permanente. Në këto korniza janë edhe takimet dhe bisedimet e përfaqësuesve më të lartë të dy shteteve.

më shumë...



E hënë, 30 nëntor 2009

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME MINISTREN E MBROJTJES NDËRKOMBËTARE TË MBRETËRISË SË BASHKUAR, BARONESHËN EN TEJLOR

Në bisedë, Kryetari i Kuvendit i theksoi marrëdhëniet e zhvilluara lart ndërmjet dy shteteve dhe shprehu falënderim për përkrahjen dhe ndihmën parimore të cilën e jep Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore kur është fjala për realizimin e qëllimit tonë strategjik - integrimeve euroatlantike

më shumë...



E premte, 27 nëntor 2009

TAKIME TË KRYETARIT TË KUVENDIMIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, ME AMBASADORËT E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS FRANCEZE E.T. ZHAN – KLLOD SHLLUMBERZHE DHE REPUBLIKËS SË PERUSË E.T. ERNESTO RITLLER

Në takimin, kryetari i Kuvendit theksoi marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e zhvilluar lart ndërmjet dy shteteve dhe në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat: "Duke nisur nga përkrahja parimore, të cilën Franca ia jep Republikës së Maqedonisë në realizimin e qëllimeve tona strategjike, integrimeve euroatlantike, besoj se tani kur Republika e Maqedonisë duhet ta marrë datën për fillimin e negociatave, këtë përkrahje do ta marrim”, theksoi kryetari Veljanoski.

më shumë...



E mërkurë, 25 nëntor 2009

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË SHTETIT TË IZRAELIT nË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SHKËLQESIA E TIJ, DAVID KOEN

Në takim, kryetari i Kuvendit, z. Trajko Vlejanovski, i theksoi marrëdhëniet e e deritanishme bilatera të mira dhe miqësore, të cilat shënojnë trend pozitiv, për çka flasin edhe takimet e shumta në nivel të lartë ndërmjet dy shteteve. Me këtë rast, ai shfaqi shpresën se ky komunikim dhe bashkëpunim i shpeshtë me përfaqësuesit e Shtetit të Izraelit do të vazhdojë edhe më tutje.

më shumë...



E martë, 24 nëntor 2009

REPUBLIKA E MAQEDONISË ËSHTË E PËRGADITUR T’I NDIHMOJË BOSNNJE E HERCEGOVINËS NË PROCESIN E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski së bashku me anëtarët e delegacionit, deputetët Zhivko Pejovksi, Avdija Pepiq dhe Talat Xhaferi,  sot në Sarajevë realizuan takim me kryesuesin e Kryesisë së Bosnje e Hercegovinës z. Xhelko Komshiq dhe me anëtarin e Kryesisë, z Haris Silajxhiç.

më shumë...



E martë, 24 nëntor 2009

Takim i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me anëtarët e Kryesisë së Bosnje e Hercegovinës

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga Kryetari z. Trajko Veljanoski dhe anëtarët z. Zhivko Pejkovski, z. Avdija Pepiq dhe z.Talat Xhaferi, i cili është në vizitë dyditore në Bosnje e Hercegovinë, sot do të mbajë takim me anëtarët e Kryesisë së Bosnje e Hercegovinës, z. Zhelko Komshiq, z. Haris Sillajxhiq, dhe Nebojsha Radmanoviq

më shumë...



E hënë, 23 nëntor 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Z. TRAJKO VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTARE NË BOSNJE DHE HERCEGOVINË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, së bashku me z. Zhivko Pejkovski, z. Avdija Pepiq dhe z. Talat Xhaferi, prej sot është në vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë

më shumë...



E hënë, 23 nëntor 2009

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE TË KUVENDIT PARLAMENTAR TË BOSNJE E HERCEGOVINËS, ME ANËTARËT E KOLEGJIUMIT TË DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE DHE ME ANËTARIN E KOLEGJIUMIT TË DHOMËS SË POPU

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski theksoi se Republika e Maqedonisë, në bazë të rezultateve të arritura, mori liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, ndërsa në Raportin e Komisionit Evropian mori rekomandim për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve. Presim që kjo të dëshmohet edhe nga Këshilli i Ministrave të UE-së. Pikërisht në çështjet e lidhura me eurointegrimet, në të ardhmen duhet ta zhvillojmë bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve. Shpreh keqardhje që Bosnja e Hercegovina nuk u përfshi me vendimin për liberalizimin e vizave, por jam i bindur se edhe ju së shpejti këtë do ta merrni. Ne jemi të gatshëm që me ju t’i ndajmë të gjitha përvojat tona, theksoi Kryetari Trajko Veljanovski.

më shumë...

  • 1
  • 2
  • 3
  • ...
  • 6
  •