Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetaren e Senatit të Pa...

Е enjte, 26 shtator 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetaren e Senatit të Parlamentit të Republikës së Kazakistanit, Nazarbaeva

Në takim u bë fjalë për rolin e diplomacisë parlamentare dhe nevojën për rritjen e rolit të parlamenteve në punët e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Xhaferi dhe Nazarbaeva u pajtuan se ekzistojnë mundësi të shumta për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, si në nivelin bilateral, ndërmjet kryetarëve, komisioneve dhe grupeve parlamentare të bashkëpunimit, ashtu edhe në kuadër të forumeve multilaterale. 
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryeministrin e Republikë...

E mërkurë, 25 shtator 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryeministrin e Republikës së Kazakistanit, Askar Mamin

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kazakistanit, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, i shoqëruar nga deputeti Enes Ibrahim, realizoi takim me Kryeministrin e Republikës së Kazakistanit, Askar Mamin. 
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me kryetarin e Mazhilisit Nigmatu...

E mërkurë, 25 shtator 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me kryetarin e Mazhilisit Nigmatulin   

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, i shoqëruar nga deputeti Enes Ibrahim, më 25 dhe 26 shtator të vitit 2019 qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Kazakistanit, me ftesë të Nurlan Nigmatulin, kryetar i Mazhilisit (Dhoma e Ulët) e Parlamentit të Republikës së Kazakistanit. 

Lexo më shumë

KLUBI I DEPUTETEVE NË LUFTË KUNDËR GJUH&#203...

E hënë, 23 shtator 2019 

KLUBI I DEPUTETEVE NË LUFTË KUNDËR GJUHËS SË URREJTJES 

Me rastin e javës së të drejtave të femrave dhe barazisë gjinore nga 22 deri 29 shtator, Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetje të USAID dhe Institutit Demokratik Nacional (NDI), sot mbajtën Konferencë Rajonale me temë:  Bashkëpunimi rajonal në avancimin e barazisë gjinore dhe në luftën kundër gjuhës së urrejtjes. 

Lexo më shumë

GRUBI, MISOVSKI DHE KUZMANOVSKA NË TRAJNIM KUNDËR...

E premte, 20 shtator 2019, Uashington 

GRUBI, MISOVSKI DHE KUZMANOVSKA NË TRAJNIM KUNDËR KORRUPSIONIT NË SHBA 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përbërje me deputetët: Goran Misovski nga PRSD-ja, Artan Grubi nga BDI-ja dhe Liljana Kuzmanovska nga VMRO-DPMNE-ja në Uashington janë të pranishëm në evenimente dhe trajnime për luftë kundër korrupsionit dhe qeverisjes transparente të organizuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI).  

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Talat Xhaferi në Konferencën ...

E martë, 24.09.2019, Kazakistan

Fjalimi i Kryetarit Talat Xhaferi në Konferencën e 4-t të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Euroazisë në temën "Euroazia më e madhe:Dialog. Besim. Partneritet"

Më lejoni të drejtohem para jush në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe t'ju përshëndes në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve, të nderuar participantë të kësaj Konference të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Euroazisë.
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me kryetarin e Asamblesë Par...

E hënë, 23 shtator 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Cereteli 

Në kuadër të Takimit të katërt të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evroazisë në temën: "Evroazija e madhe: Dialog. Besim. Partneritet.", që mbahet më 23 deri 24 shtator të vitit 2019 në Nur Sultan, Republika e Kazakistanit, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, realizoi takim me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së George Cereteli. Në takim merrnin pjesë, Enes Ibrahim, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Paskal Alizar, nënkryetar i AP të OSBE-së dhe senator nga Franca.

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me u.d. ambasador i Shtetit Katar...

E enjte, 19 shtator 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me u.d. ambasador i Shtetit Katar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Hamad Jasim Al-Mahmod                                           

Në takimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi me u.d. ambasador i Shtetit Katar, Sh. T. Hamad Jasim Al-Mahmod, u këmbyen më shumë informacione për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në planin e avancimit dhe intensifikimit të komunikimit bilateral në të gjitha nivelet, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.  

Lexo më shumë

DEBAT PUBLIK I KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EK...

E martë, 17 shtator 2019

DEBAT PUBLIK I KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji dje mbajti Debat publik me temë: Draft-plani hapësinor i Parkut nacional Pelister 2016-2030.

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me kryetarin e Komitetit Evropian...

E mërkurë, 18 shtator 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me kryetarin e Komitetit Evropian të Rajoneve, z. Karl -Hajnc Lamberc

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, realizoi takim me kryetarin e Komitetit Evropian të Rajoneve, z. Karl Hajnc Lamberc, i cili është në vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Komiteti Evropian i Rajoneve është organ këshillëdhënës i Bashkimit Evropian, i përbërë prej përfaqësuesve të zgjedhur lokal dhe rajonal, të cilët vijnë nga të gjitha 28 vendet - anëtare dhe të cilët japin mendim për legjislacionin e BE-së që ndikon drejtpërdrejtë në rajonet dhe qytetet.

Lexo më shumë
1...121314...84                                                                                     
Click