Këshilli Buxhetor me mbështetje unanime të P...

E enjte, 13 dhjetor 2018

Këshilli Buxhetor me mbështetje unanime të Propozim-buxhetit për vitin 2019 në pjesën për Kuvendin

Këshilli Buxhetor e shqyrtoi dhe i dha mbështetje unanime Propozim-buxhetit për vitin 2019, i cili i referohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Lexo më shumë

Shqyrtohet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plot&#235...

E mërkurë, 12 dhjetor 2018

Shqyrtohet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen nr. 17 si trup punues amë, në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve, të parashtruar nga deputetet: Maja Moraçanin, Liljana Popovska, Nikica Korubin, Irena Stefoska, Ivana Tufegxhiq, Mileva Gjorgieva, Shpresa Hadri, Mirsada Emini Asani dhe Snezhana Kaleska Vançeva.

Lexo më shumë

Prezantimi i ministrit të Kulturës dhe kryetarit ...

E mërkurë, 12 dhjetor 2018 

Prezantimi i ministrit të Kulturës dhe kryetarit të Komisionit për Menaxhim me Rajonin e Ohrit 

Në Mbledhjen nr. 17 të Komisionit për Kulturë, fjalim patën ministri i Kulturës, Asaf Ademi, dhe kryetari i Komisionit për Menaxhim me Rajonin e Ohrit, Zoran Pavllov, për punën e tyre dhe aktivitetet rreth menaxhimit me Rajonin e Ohrit dhe gjendjet me trashëgiminë natyrore dhe kulturore. 

Lexo më shumë

Vizitë pune e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri ...

E mërkurë, 12 dhjetor 2018

Vizitë pune e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri në Shtabin e NATO-s në Bruksel 

Me ftesë të ambasadorit Takan Ildem, ndihmës i sekretarit të përgjithshëm nga Divizioni për Diplomaci Publike, delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi vizitë pune në selinë e NATO-s në Bruksel, Belgjikë.

Lexo më shumë

Ta evropianizojmë Ballkanin, e mos ta ballkanizojm&#23...

E hënë, 10 dhjetor 2018 

Ta evropianizojmë Ballkanin, e mos ta ballkanizojmë Evropën 

Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë realizoi takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi. 

Në emër të Grupit Parlamentar, kënaqësi nga takimi dhe falënderim për mbështetjen e parezervë nga vendi-anëtar i NATO-s, mik dhe fqinj, shprehu deputetja Beti Rabaxhievska Naumovska.

Lexo më shumë

KRYETARI GRAMOZ RUÇI NË VIZITË ZYRTARE N&#20...

E hënë, 10 dhjetor 2018

KRYETARI GRAMOZ RUÇI NË VIZITË ZYRTARE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, Delegacioni i udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi, u prit me nderime të larta shtetërore, ndërsa takimin e parë në këtë vizitë zyrtare e realizoi me nikoqirin, Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi.

Lexo më shumë

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Seancën komemorati...

E premte, 7 dhjetor 2018

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Seancën komemorative me rastin e vdekjes së Ljubisha Georgievski, ish kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të kolegëve deputetë në shtëpinë ligjvënëse t'ju shpreh ngushëllim të thellë me rastin e largimit nga kjo botë e deputetit dhe kryetarit tonë të mëparshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Ljubisha Georgievski. I ftoj kolegët deputetë dhe të gjithë të pranishmit që me heshtje njëminutëshe ta shprehim respektin tonë.

Lavdi!

Lexo më shumë

Vizitë e Delegacionit për zgjedhjen e bursist&#23...

E enjte, 6 dhjetor 2018 

Vizitë e Delegacionit për zgjedhjen e bursistëve për IPS në Bundestagun Gjerman 

Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federative të Gjermanisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë realizoi takim me Delegacionin për zgjedhjen e bursistëve për Bursën Parlamentare Ndërkombëtare (IPS) në Bundestagun Gjerman në përbërje: Shtefan Albani, deputet, prof. dr. Elmar Kulke, dekan i Universitetit Humbolt në Berlin, dhe dr. Andreas Trampe, administrata e Bundestagut. 

Lexo më shumë

Debat publik për Propozim-ligjin për tatimin mbi ...

E enjte, 6 dhjetor 2018 

Debat publik për Propozim-ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajti debat publik për Propozim-ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale, me të cilën kryesoi kryetarja e Komisionit, Liljana Kuzmanovska.

Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me Delegacionin nga Bundestagu gj...

E enjte, 6 dhjetor 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me Delegacionin nga Bundestagu gjerman  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, bashkë me Sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z-njën Cvetanka Ivanova, sot realizuan takim me anëtarët e Komisionit të Bundestagut të Republikës Federale të Gjermanisë për zgjedhjen e bursistëve nga Republika e Maqedonisë për programin IPS. Në takim ishin të pranishëm deputeti gjerman, z. Shtefan Albani dhe anëtarët e komisionit, d-r Andeas Trampe nga administrata e Bundestagut, si edhe prof. d-r Elmar Kulke, dekan i Universitetit Humbolt në Berlin. 

Lexo më shumë
1...323334...84                                                                                     
Click