KOMISIONI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE DHA DRIT&#20...

E mërkurë, 20 qershor 2018

KOMISIONI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE DHA DRITË TË GJELBËR PËR MAQEDONI EUROATLANTIKE 

Komisioni për Çështje Evropiane dje e shqyrtoi dhe me 10 vota "për", pa asnjë votë "kundër" dhe një "i përmbajtur", i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta miratoje Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes finale për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara  817 (1993) dhe 845 ( 1993), për shfuqizimin e Marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik ndërmjet palëve.

Lexo më shumë

VIZITË MBIKËQYRËSE E KOMISIONIT PËR MBI...

E enjte, 14 qershor 2018 

VIZITË MBIKËQYRËSE E KOMISIONIT PËR MBIKËQYRJE TË PUNËS SË DREJTORISË PËR SIGURI DHE KUNDËRZBULIM DHE AGJENCISË PËR ZBULIM 

Në kuadër të kompetencave të tyre, kryetari dhe anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulim, nga 12 deri 14 qershor 2018 realizuan vizitë mbikëqyrëse në selinë e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Ministrinë e Punëve të Brendshme. 

Lexo më shumë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË VIZITË NË BUNGESTA...

E martë, 12 qershor 2018

DELEGACIONI I KUVENDIT NË VIZITË NË BUNGESTAGUN GJERMAN PËR MBLEDHJEN E PËRVOJËS NË PËRFAQËSIMIN E POLITIKAVE LIDHUR ME MBROJTJEN E MJEDISIT JETËSOR DHE MOBILITETIN URBAN 

Nga 6 deri 9 qershor të këtij viti deputetët: znj. Liljana Zaturoska, znj. Maja Moraçanin dhe z. Hari Llokvenec ishin të pranishëm në Berlin me ç'rast u pritën në Bundestagun gjerman dhe Bundesrat. 

Lexo më shumë

Takim lamtumirës i ambasadorit të Republikës...

E mërkurë, 13 qershor 2018

Takim lamtumirës i ambasadorit të Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë, z Jacek Multanovski me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. z. Talat Xhaferi   

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, e pranoi në takim lamtumirës ambasadorin e deritanishëm të Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë. z. Jacek Multanovski. 

Lexo më shumë

MBLEDHJA E PESTË E KOMISIONIT TË PËRHERSH&#2...

E martë, 12 qershor 2018

MBLEDHJA E PESTË E KOMISIONIT TË PËRHERSHËM ANKETUES PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË QYTETARIT 

Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 5-të, e shqyrtoi këtë pikë:  Miratimi i konkluzioneve nga Mbledhja e katërt e Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të mbajtur më 8 maj 2018. 

Lexo më shumë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË PUNËTORI NË ORGANI...

E hënë, 11 qershor 2018, Vjenë 

DELEGACIONI I KUVENDIT NË PUNËTORI NË ORGANIZIM TË FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR 

Në punëtorinë diskutohen më shumë sfera ekonomike ndër të cilat roli dhe funksionet e Fondit monetar ndërkombëtar, roli i parlamenteve në ndërmarrjen e masave për luftë kundër korrupsionit, rëndësia e zyrave buxhetore parlamentare në drejtim të përmirësimit të kontrollit buxhetor parlamentar, reformat makroekonomike dhe financiare, sfidat me të cilat ballafaqohet sektori bankar në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe roli i parlamenteve në ndërmarrjen e masave të nevojshme reformuese për përforcimin e këtij sektori. 
Lexo më shumë

KONFERENCA E KATËRT RAJONALE E SHËRBIMEVE HULUMTU...

E premte, 8 qershor 2018

KONFERENCA E KATËRT RAJONALE E SHËRBIMEVE HULUMTUESE PARLAMENTARE 

Sot, Instituti parlamentar është nikoqir i konferencës së katërt rajonale të qendrave hulumtuese në parlamentet me temë "Roli i parlamentit në nxitjen e pjesëmarrjes civile". 

Lexo më shumë

SAMITI I FEMRAVE LIDERË POLITIKË ...

E premte, 8 qershor 2018, Villnus, Lituani 

SAMITI I FEMRAVE LIDERË POLITIKË 

Ne kuadër të Samitit të femrave liderë politikë, i cili mbahet këtë vit në Villnus, Lituani, mori pjesë edhe Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje të deputeteve: Gjulumser Kasapi, Irena Stefoska, Liljana Kuzmanovska dhe Mirsada Emini-Asani. 

Lexo më shumë

TAKIM PUNE I KLUBIT TË DEPUTETEVE PËR KRIJIM T&#2...

E enjte, 7 qershor 2018 

TAKIM PUNE I KLUBIT TË DEPUTETEVE PËR KRIJIM TË PËRGJEGJSHËM GJINOR TË POLITIKAVE DHE BUXHETIMIT 

Klubi i deputeteve, në bashkëpunim me UN Women dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, mbajti takim të tretë tematik pune me titull "Krijimi i përgjegjshëm gjinor i politikave dhe buxheteve". 

Lexo më shumë

TAKIMI I KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËR...

E enjte, 7 qershor 2018 

TAKIMI I KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET KOMUNITETEVE ME Z. XHARLAT KERNI, EKSPERT NGA BRITANIA E MADHE 

Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive me kërkesë të Agjencisë për realizimin e të drejtave të bashkësive, e në kuadër të misionit të ekspertëve nga instrumenti TAEX i BE-së, dje mbajti takim me z.  Xharlat Kern, ekspert nga Britania e Madhe, anëtar i Komisionit për Barazi të Irlandës Veriore. 

Lexo më shumë
1...484950...84                                                                                     
Click