Fjalimi i nënkryetarit Vesel Memedi gjatë hapjes ...

E enjte, 5 korrik 2018, Ohër  

Fjalimi i nënkryetarit Vesel Memedi gjatë hapjes së Festivalit ballkanik të 57-të të këngëve dhe valleve popullore   

Më lejoni që në fillim, si përfaqësues i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, ti përshëndes të gjithë të pranishmit, veçanërisht mysafirët tanë, valltarët nga rajoni të cilët marrin pjesë në Festivalin ballkanik të 57-të të këngëve dhe valleve popullore.

Festivali ballkanik i këngëve dhe valleve popullore me historinë e vet respektabile dhe gjithsesi me qytetin e Ohrit, ka mirëpritur mbi pesëdhjetëmijë valltarë, këngëtarë dhe instrumentalistë, jo vetëm nga rajoni por tekstualisht nga e gjithë bota. Pikërisht për këtë, ky festival sot është i njohur në nivel global dhe është anëtar i disa asociacioneve ndërkombëtare folklorike, ndër të cilat edhe Organizata Ndërkombëtare e Artit Folklorik, IOFA. 

Lexo më shumë

Pjesëmarrje e kryetarit Xhaferi në Konferenc&#235...

E mërkurë, 4 korrik 2018, Kroaci

Pjesëmarrje e kryetarit Xhaferi në Konferencën në temën „Sfidat bashkëkohore të hapësirës transatlantike të sigurisë"  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, më 3 dhe 4 korrik të vitit 2018 mori pjesë në Konferencën e organizuar nga Këshilli Atlantik i Kroacisë dhe Fondacionit Hans-Sajdel (Hanns-Seidel Stiftung), në bashkëpunim me Institutin për Zhvillim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (IRMO), në temën "Sfidat bashkëkohore të hapësirës transatlantike të sigurisë", në Shipan - Republika e Kroacisë. 

Lexo më shumë

Prioritetet e Austrisë të prezantuara para Komisi...

E hënë, 2 korrik 2018

Prioritetet e Austrisë të prezantuara para Komisionit për Çështje Evropiane

Në mbledhjen e sotme të 17-të të Komisionit për Çështje Evropiane me të cilën kryesoi kryetari i Komisionit z. Artan Grubi, u prezantua Programi dhe prioritetet për punën e Kryesimit të Austrisë me Këshillin e BE-së, në periudhën korrik - dhjetor 2018, nga ambasadorja e Austrisë në Maqedoni, znj. Renate Kobler.

Lexo më shumë

VIZITË E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NGA KOSOVA 29....

E premte, 29 qershor 2018

VIZITË E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NGA KOSOVA 

Komisionit i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe te Drejtave të Qytetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga znj. Duda Bale, kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.   

Lexo më shumë

KOMISIONI PËR KULTURË: VAZHDIMI I DEBATIT MBIK&#2...

E enjte, 28 qershor 2018 

KOMISIONI PËR KULTURË: VAZHDIMI I DEBATIT MBIKËQYRËS PËR MENAXHIM ME RAJONIN E OHRIT  

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot e mbajti vazhdimin e dytë të debatit mbikëqyrës për Ligjin për menaxhim me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit dhe rregullativën e përafërt, në kontekst të Konventës së UNESKO-s. 

Lexo më shumë

DEPUTETJA LILJANA ZATUROSKA NË KONFERENCËN P&#203...

E martë, 26 qershor 2018

DEPUTETJA LILJANA ZATUROSKA NË KONFERENCËN PËR NDIHMË TEKNIKE PËR SERVISIN MEDIATIK PUBLIK TË BALLKANIT PERËNDIMOR 

Kryetarja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, znj. Liljana Zaturoska, merr pjesë në Konferencën për hapjen e projektit rajonal, me temë: "Ndihmë teknike për servisin mediatik publik të Ballkanit Perëndimor", që mbahet më 26 dhe 27 qershor 2018 në Tiranë, Republika e Shqipërisë. 

Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi me z-njën Duda Balje...

E premte, 29 qershor 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me z-njën Duda Balje, kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione nga Republika e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me z-njën Duda Balje, kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione nga Republika e Kosovës dhe me anëtarët e Komisionit të njëjtë. 

Lexo më shumë

BASHKËPUNIMI RAJONAL ËSHTË BAZË PË...

E hënë, 25 qershor 2018

BASHKËPUNIMI RAJONAL ËSHTË BAZË PËR PËRFORCIMIN E PAQES DHE MIRËBESIMIT NË RAJONIN E EVROPËS JUGLINDORE 

Në organizim të Qendrës RAKVIAK për siguri dhe bashkëpunim, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Qendra DKAF për kontroll demokratik të forcave të armatosura, e me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Maqedoni, në periudhën 24-26 qershor 2018, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, mbahet Takim vjetor i përfaqësuesve të Komisioneve për mbrojtje dhe siguri të vendeve të Evropës Juglindore. 

Lexo më shumë

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË ROS-ROT SEMINARIN E 98-...

E mërkurë, 27 qershor 2018 

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË ROS-ROT SEMINARIN E 98-tetë 

Që në fillim, dëshiroj që mysafirëve tanë tu uroj qëndrim të këndshëm te ne, a gjithsesi të gjithë pjesëmarrësve tu uroj punë të mbarë. Për mua si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është kënaqësi e veçantë që pasi në vitin 1994 u bëmë anëtare asociative e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, tani më për të shtatën herë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është mikpritës i seminarit Ros-Rot.
Lexo më shumë

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË TAKIMIN VJETOR TË ...

E hënë, 25 qershor 2018 

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË TAKIMIN VJETOR TË PËRFAQËSUESVE TË KOMISIONEVE PËR MBROJTJE DHE SIGURI NGA PARLAMENTET E EVROPËS JUGLINDORE 

Që në fillim, më lejoni ta shpreh kënaqësinë time që ne si Kuvend i Republikës së Maqedonisë, më saktë, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri është mikpritës i takimit të sivjetmë të Qendrës për Siguri dhe Bashkëpunim, në të cilin janë të pranishëm përfaqësues të Komiteteve të Sigurisë dhe Bashkëpunimit të parlamenteve të shteteve të Evropës Juglindore.
Lexo më shumë
1...474849...84                                                                                     
Click