Takimi i Kryetarit Xhaferi me Delegacionin e Grupit Parlame...

E martë, 21 nëntor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Delegacionin e Grupit Parlamentar për Marrëdhënie Interparlamentare me Republikën e Maqedonisë të Kuvendit të Ukrainës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Delegacionin e Grupit Parlamentar për Marrëdhënie Interparlamentare me Republikën e Maqedonisë të Kuvendit të Ukrainës, të përbërë nga deputetët: z. Andrij Shinkoviç, Mihajllo Kobcev dhe Roman Macolla. 

Lexo më shumë

Takimi i kryetarit Xhaferi me eurokomisarin Han ...

E hënë, 20 nëntor 2017 

Takimi i kryetarit Xhaferi me eurokomisarin Han

Në fillim të takimit, Kryetari Xhaferi e informoi eurokomisarin për aktivitetet rrjedhëse dhe të ardhshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë lidhur me proceset reformuese për marrjen e rekomandimit pozitiv për fillimin e negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.   
Lexo më shumë

Takimi i koordinatorëve të partive politike me Se...

E premte, 17 nëntor 2017

Takimi i koordinatorëve të partive politike me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, z. Greminger

Koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot realizuan takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, z. Tomas Greminger, i cili është në vizitë pune dyditore në Maqedoni. 

Në takim ishin prezent: z. Tomisllav Tuntev nga LSDM-ja, z. Antonijo Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja, z. Afrim Gashi nga Lëvizja BESA dhe përfaqësuesi i BDI-së, z. Rexhail Ismaili.

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Presidentin e Republikës...

E hënë, 20 nëntor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Duke i uruar mirëseardhje, Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësinë e tij se në vazhdimësi përforcohen dhe thellohen raportet e ndërsjella ndërshtetërore dhe ndahen vlerat dhe interesat e përbashkëta me Republikën e Shqipërisë në korniza të integrimeve euroatlantike. 

Lexo më shumë

Takimi i Delegacionit të Asamblesë Parlamentare t...

E enjte, 16 nëntor 2017

Takimi i Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me zëvendësministrin e Kazakistanit, z. Vasilenko

Shefi i Delegacionit në fjalimin e tij hyrës, të pranishmëve u uroi mirëseardhje në emër të Delegacionit, si dhe kënaqësi që janë nikoqir i delegacionit të lartë i vendit i cili konsiderohet njëri ndër shtyllat e stabilitetit në rajonin euroaziatik dhe vendi i parë i rajonit të Azisë Qendrore i cili është zgjedhur anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2017 - 2018. 
Lexo më shumë

Debat publik me temë: Gjuha e urrejtjes në medie ...

E enjte, 16 nëntor 2017

Debat publik me temë: Gjuha e urrejtjes në medie e orientuar ndaj femrave

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot e mbajti Mbledhjen e Katërt me këtë rend dite: Debati publik me temë: Gjuha e urrejtjes në medie e orientuar ndaj femrave. 

Lexo më shumë

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME Z. TOMAS GREMINGER, SEKRETARIN...

E premte, 17 nëntor 2017

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME Z. TOMAS GREMINGER, SEKRETARIN GJENERAL TË OSBE-së 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Sekretarin e ri gjeneral të OSBE-së, z. Tomas Greminger. 

Në fillim të takimit, kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi nga realizimi i takimit dhe shpresë se edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimi i frytshëm me OSBE-në. Kryetari shprehu kënaqësi nga miratimi konsensual i vendimit për plotësimin e katër pozitave më të larta në Organizatë, në këshillin e jashtëzakonshëm ministror që u mbajt në korrik të këtij viti. 

Lexo më shumë

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË TAKIM PUNE E GPNP-S&#20...

E premte, 17 nëntor 2017

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në takimin e punës të GPNP me temë „Familje për çdo fëmijë“

Kur e lexoja programin për takimin e sotëm, a sidomos temën "Familje për çdo fëmijë", mu kujtua romani i Çarlls Dikens, "Oliver Tvist", i cili rrëfimin e vet e fillon me përshkrimin e kushteve për jetë të fëmijëve pa prindër në një jetimore dhe me keqpërdorimin e  tyre më të vrazhdë. Besoj se shumë prej jush e kanë lexuar romanin ose po kanë shikuar ndonjë nga shumica e versioneve filmike që janë incizuar sipas këtij romani.
Lexo më shumë

Takimi i Grupit Ndërresor për Reforma ...

E enjte, 16 nëntor 2017

Takimi i Grupit Ndërresor për Reforma 

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u mbajt ad hok takimi i Grupit Ndërresor për Reforma, në të cilin, krahas Kryetarit të Kuvendit, si kryesues ishte i pranishëm ministri i Punëve të Brendshme, z. Oliver Spasovski, koordinatorët e grupeve parlamentare, përfaqësuesit e Komisionit për Mbikëqyrje mbi Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencinë për Zbulim, Komisionit për Mbikëqyrje mbi Zbatimin e Masës së Veçantë Hetuese për Ndjekjen e Komunikimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria e Doganave dhe Ministria e Mbrojtjes dhe Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri.

Lexo më shumë

Takim i kryetarit Xhaferi, me përfaqësuesin e OSB...

E mërkurë, 15 nëntor 2017

Takim i kryetarit Xhaferi, me përfaqësuesin e OSBE-së për liri të mediumeve, z. Arlem Dezir 

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin e sërishëm me z. Dezir, kësaj radhe në cilësinë e përfaqësuesit të OSBE-së për liri të mediumeve. Ai theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i përkrah aktivitetet dhe misionet e OSBE-së ...
Lexo më shumë
1...686970...84                                                                                     
Click