KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 27 janar 2016, ora 11:00, Salla 4 

Mbledhja nr. 37 e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve 

Propozim i rendit të ditës:  

1. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;

2. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për themelim të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera; 

3. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (AP NATO); 

4. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Dimensionin Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore (DP IEQ);

5. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim; 

6. Përcaktim i Propozim-vendimit për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "Nënë Tereza"; 

7. Përcaktim i Propozim-vendimit për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "Shën Kliment Ohridski";

8. Përcaktim i Propozim-vendimit për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "11 Tetori";

9. Përcaktim i Propozim-vendimit për emërimin e anëtarit të Komisionit të Agjencisë për Komunikime Elektronike;

10. Përcaktim i Propozim-vendimit për emërimin e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike; 

11. Të ndryshme.     

a

Na ndiqni në:

Click