KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 30 maj 2016, ora 12:00, Salla "Maqedonia"

Seanca nr. 103 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

1. Interpelancë për punën e kryetares së Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport, Olga Najdenovska; e Parashtruar nga:  Renata Deskoska, Sofija Kunovska, Stefan Bogoev, Lidija Dimova, Petre Shilegov, Lubisha Nikoliq, Bllagoja Stojanovski, Marjanço Nikollov, Alen Georgiev, Jagoda Shahpaska, Mile Andonov, Mira Stojçevska, Hari Llokvenec, Pançe Orcev, Betiane Kitev, Sasho Pockov, Mileva Gjorgieva, Goran Sugarevski, Marjan Daskallovski, Vasko Kovaçevski, Tomisllav Tuntev, Biljana Nasteska, Jovan Mitreski, Juliana Siljanovska, Stojko Paunovski, Goran Misovski, Lubomir Josifovski, Sonja Mirakovska, Goran Milevski, Dufan Kukoski, Enes Ibrahim.   

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Infrastrukturë nacionale të të dhënave hapësinore të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar;   

3. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sport, me procedurë të shkurtuar;   

4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, me procedure te shkurtuar;   

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici, me procedure të shkurtuar;   

6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar;   

7. Raport për punën e Agjencisë për administratë për vitin 2015;   

8. Raport vjetor për punën e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale për vitin 2015;   

9. Raport vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtje të të Drejtës për Qasje të Lirë në Informatat me Karakter Publik për vitin 2015;   

10. Raport vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës në vitin 2015;   

11. Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Ankesa Publike për vitin 2015;   

12. Propozim-vendim për dhënie pëlqim të Planit Financiar të Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike për vitin 2016;   

13. Propozim-vendim për dhënie pëlqim të Planit strategjik të Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike për vitin 2016;   

14. Propozim-vendim për dhënie pëlqim të Programit të Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike për vitin 2016;   

15. Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë në vitin 2015;   

16. Raport vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit, respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive njerëzore në vitin 2015;   

17. Raport vjetor i Radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2015;   

18. Kërkesë për dhënie interpretim autentik nenit 19 paragrafi 1 pika 2 dhe 3 e Ligjit për privatizim dhe qiramarrje të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore. e Parashtruar nga:  Aleksandar Stojkoski.

a

Na ndiqni në:

Click