E mërkurë, 6 korrik 2016, ora 12:00, Salla "Maqedonia"
Seanca nr. 108 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim i llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015;
2. Propozim-vendim për shkarkim nga funksioni zëvendëssekretar i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
3. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për shkarkim dhe zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Takimeve Kulturore Shkencore "Dhjetë ditë Republika e Krushevës";
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Sasho Aqimoski, Talat Xhaferi, Nada Cipusheva, Pavle Sazdov dhe Marjanço Kolevski;
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhim bujqësor organik - leximi I;
6. Raport vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2015;
7. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 22 paragrafi 4 të Ligjit për marrëdhënie pune, e parashtruar nga deputetja Lidija Dimova;
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim fillor, me procedurë të shkurtuar;
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm, me procedurë të shkurtuar;
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të lartë, me procedurë të shkurtuar;
11. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mësimdhënës në shkolla fillore dhe të mesme, me procedurë të shkurtuar;
12. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për institucione të arsimit të lartë për arsim të kuadrit mësimor në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar;
13. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Akademinë e Mësimdhënësve, me procedurë të shkurtuar.