KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 26 korrik 2016, ora 12:00, Salla "Maqedonia"

Seanca nr. 111 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë 

(e filluar më 25.7.2016) (vazhdim i parë)

Rendi i ditës: 

1. Propozim i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016;  

2. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për emërimin e kryetarit, zëvendëskryetarit dhe zëvendësanëtarit të Komisionit për Zgjidhjen e Ankesave në Sferën e Energjetikës, i parashtruar nga deputeti Zoran Ilioski

3. Propozim-vendim për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë;

4.  Propozim-vendim për emërimin e anëtarit të Komisionit të Agjencisë së Postave; 

5. Propozim për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë; 

6. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Socialiste të Vietnamit  për lirim nga vizat për bartësit e pasaportave diplomatike apo zyrtare/oficiale;

7. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informatave të klasifikuara; 

8. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për njohjen e ndërsjellë të dokumenteve publike për arsimim të fituar dhe për tituj profesionalë, akademikë dhe shkencorë;  

9. Propozim-ligj për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Konventës për procedurën e përbashkët transitore (versioni i konsoliduar); 

10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, me procedurë të shkurtuar; 

11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë ndërtimore, me procedurë të shkurtuar; 

12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës administrativë, me procedurë të shkurtuar; 

13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akademinë e sportit, me procedurë të shkurtuar; 

14.  Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Qendrën Shtetërore të Provimeve, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Ollga Najdenovska, Ejup Rustemi, Sllagjana Mitovska, Vesna Damçevska Ilievska, Svetllana Karapetrova, Suzana Sekullovska, Trajço Dimkov, Bllagica Llasovska, Marija Angellova, Dragan Danev, Çedomir Sazdovski, Nora Aliti, Kaltrina Azizi, Musa Ibraimi, Ramis Merko, Rexhail Ismaili, Mirjana Haxhievska;

15. Raport vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015. 

a

Na ndiqni në:

Click