E hënë, 19 shtator 2016, ora 12:00, Salla "Maqedonia"
Seanca nr. 117 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës për kolokacionin e përfaqësive diplomatike konsullore;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sende në pronësi shtetërore dhe me sende në pronësi komunale - leximi I;
3. Propozim-ligj për punësimin e njëqind studentëve më të mirë të diplomuar në universitetet publike në Republikën e Maqedonisë - leximi I;
4. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016 - leximi I, i parashtruar nga deputetët: Renata Deskoska, Sofija Kunovska, Stefan Bogoev, Lidija Dimova, Petre Shilegov, Ljubisha Nikoliq, Bllagoja Stojanovski, Marjanço Nikollov, Alen Georgijev, Jagoda Shahpaska, Mile Andonov, Mira Stojçevska, Hari Llokvenec, Pançe Orcev, Betiane Kitev, Sasho Pockov, Mileva Gjorgieva, Goran Sugareski, Marjan Daskallovski, Vasko Kovaçevski, Tomisllav Tuntev, Biljana Nasteska, Jovan Mitrevski, Julijana Silljanovska, Stojko Paunovski, Goran Misovski, Ljubomir Josifovski, Sonja Mirakovska, Goran Milevski, Dufe Kukoski dhe Enes Ibrahim;
5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shfuqizimin e Ligjit për caktimin e kushtit për kufizimin e kryerjes së funksionit publik, qasjen në dokumente dhe publikimin e bashkëpunimit me organet e sigurisë shtetërore - leximi I, i parashtruar nga deputeti Goran Sugareski, Vasko Kovaçevski, Ljubomir Josifovski, Marjan Daskallovski, Tomisllav Tuntev, Betiane Kitev;
6. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardin e studentëve - leximi II;
7. Propozim për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për Barazimin e Politikës Ndëshkuese;
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokatin e Popullit - leximi II;
9. Raport për realizimin e Programit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2015;
10. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Planit financiar vjetor të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2016;
11. Propozim i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016;
12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësim, me procedurë të shkurtuar;
13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizim dhe qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, me procedurë të shkurtuar;
14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe për lojëra argëtuese, me procedurë të shkurtuar;
15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistem hekurudhor, me procedurë të shkurtuar.