E mërkurë, 7 shtator 2016, ora 15:00, Salla "Maqedonia"
Seanca nr. 119 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për kadastër të patundshmërive, me procedurë të shkurtuar;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë, me procedurë të shkurtuar;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë;
4. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 368 paragrafi 1 të Ligjit për marrëdhënie obliguese, e parashtruar nga deputeti Bllagoja Despotoski;
5. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 10 paragrafi 4 të Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" numër 23/2011, 54/2011, 155/2012, 72/2013, 44/2014, 115/2014, 199/2014, 124/2015, 129/2015 dhe 217/2016, në lidhje me nenin 5 dhe 6 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" numër 124/2015) dhe nenin 6 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" numër 129/2015), e parashtruar nga kryetari i Komunës së Strugës;
6. Propozim-vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.