KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 13 tetor 2016, ora 12:00, Salla "Maqedonia"

Seanca nr. 124 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë 

Propozim i rendit të ditës: 

1. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të vëllimit të zmadhuar të hyrjes dhe transitimit të emigrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë;

2. Propozim-vendim për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "Goce Dellçev"; 

3. Propozim-vendim për emërimin e kryetarit të Komisionit për Zgjidhjen e Ankesave në Sferën e Energjetikës; 

4. Propozim-vendim për shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor;

5. Propozim-vendim për emërimin e kryetarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor; 

6. Propozim-vendim për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë; 

7. Propozim për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë; 

8. Propozim për zgjedhjen e zëvendësve të Avokatit të Popullit; 

9. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim për çështjet nga sfera e Integrimit Evropian, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të përfaqësuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian;

10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sende në pronësi shtetërore dhe me sende në pronësi komunale - leximi II; 

11. Propozim-ligj i plotësuar për punësimin e njëqind studentëve më të mirë të diplomuar në universitetet publike në Republikën e Maqedonisë - leximi II; 

12. Propozim-ligj për privilegje tatimore, doganore dhe privilegje tjera fiskale në lidhje me mbajtjen e Super Kupës së UEFA-s 2017 në Republikën e Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar; 

13. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për punë të brendshme, me procedurë të shkurtuar; 

14. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për tokë ndërtimore, me procedurë të shkurtuar; 

15. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shërbime postare, me procedurë të shkurtuar; 

16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dekorata dhe mirënjohje të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar; 

17. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banka - leximi I;

18. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari inovative - leximi I;

19. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Bashkimit Evropian "Altea" në Bosnjë e Hercegovinë; 

20. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor "Mbështetja vendimtare" në Afganistan; 

21. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për tatim mbi pronë, me procedurë të shkurtuar; 

22. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sport, me procedurë të shkurtuar.  

a

Na ndiqni në:

Click