E mërkurë, 27 janar 2016, ora 12:00, Salla "Maqedonia"
Seanca nr. 90 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Kombeve të Bashkuara, UNIFIL në Liban;
2. Propozim-vendim për rindarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve;
3. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore - leximi II;
4. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për arsim të lartë - leximi I;
5. Propozim-ligj për themelimin e Universitetit për Mbrojtje Nacionale, Siguri dhe Paqe "Damjan Gruev" në Shkup - leximi I;
6. Verifikim i mandatit të deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.