KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 2 mars 2016, ora 12:00, Salla "Maqedonia"

Seanca nr. 96 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë 

Propozim i rendit të ditës:  

1. Propozim-vendim për publikimin e shpalljes publike për emërimin e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarit dhe zëvendësanëtarit të Komisionit për Zgjidhjen e Ankesave në Sferën e Energjetikës, i parashtruar nga deputeti Zoran Ilioski; 

2. Propozim-vendim për publikimin e shpalljes publike për emërimin e kryetarit dhe dy anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e së Drejtës së Qasjes së Lirë te Informatat me Karakter Publik, i parashtruar nga deputeti Zoran Ilioski; 

3. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit 15 për ndryshimin e Konventës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; 

4. Propozim-ligj për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Konventës për procedurën e përbashkët transite (versioni i konsoliduar); 

5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për universitete të hapura civile për mësim të përjetshëm, me procedurë të shkurtuar; 

6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për themelim të Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, me procedurë të shkurtuar; 

7. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për arsim dhe trajnim profesional, me procedurë të shkurtuar;   

8. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Qendrën Shtetërore të Provimit, me procedurë të shkurtuar;  

9. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për institucione të arsimit të lartë për arsim të kuadrit mësimor në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar;

10. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Shërbimin Pedagogjik, me procedurë të shkurtuar; 

11. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 39 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, e parashtruar nga deputeti Zoran Ilioski; 

12. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 9 paragrafi 6 të Ligjit për sport, e parashtruar nga deputeti Marjan Daskallovski.  

a

Na ndiqni në:

Click