KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 19 dhjetor 2017

Kryetari i Kuvendit Xhaferi në vizitë zyrtare në Republikës së Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, prej sot, 19.12.2017, do të jetë në vizitë zyrtare në këtë vend fqinj. Në përbërje të delegacionit janë edhe deputetët Ejup Alimi nga BDI-ja, Beti Rabaxhievska nga LSDM-ja dhe deputeti Rexhep Memedi nga BESA.  

Sipas Programit për vizitë, janë parashikuar takime me kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, me Presidentin e shtetit, z. Ilir Meta, me zëvendëskryetaren e Qeverisë, z-nja Senida Mesi dhe kryetarin e Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha.

Përveç takimeve me kreun shtetëror, kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, do të realizojë takim edhe me minoritetin maqedonas në Pustec.

Në kuadër të vizitës, është parashikuar edhe dhënie e intervistës për televizionin Top Channel dhe intervistë drejtpërdrejtë për News 24.  

a

Na ndiqni në:

Click