KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 26 dhjetor 2017, ora 10:45, Salla 4

Mbledhja nr. 35 e Komisionit Juridik Ligjvënës 

Propozim i rendit të ditës: 

1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar - leximi II;

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, me procedurë të shkurtuar - leximi II;

3. Propozim-ligj për shfuqizimin e Ligjit për Këshillin për përcaktimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për gjykatës - leximi II;

4. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës për punë gjatë natës, 1990 (C 171);

5. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bulgarisë dhe

6. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për komunikacionin e rregullt ajror ndërmjet dhe jashtë territoreve të tyre.



a

Na ndiqni në:

Click