E hënë, 7 gusht 2017, ora 15:00, Salla 10
Mbledhja nr. 6 e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve
Propozim i rendit të ditës:
1. Përcaktim i Propozim-vendimit për shkarkimin nga funksioni zëvendës i sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
2. Përcaktim i Propozim-vendimit për themelimin e grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera dhe zgjedhja e kryetarëve dhe anëtarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera;
3. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
4. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (AP e KE-së);
5. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim;
6. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive;
7. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për emërimin e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit Nacional për Eurointegrime;
8. Të ndryshme.