E premte, 3 nëntor 2017, ora 12:00, Salla 4
MBLEDHJA NR. 8 E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE TË ZGJEDHJEVE DHE EMËRIMEVE
Propozim i rendit të ditës:
1. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
2. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
3. Përcaktim i Propozim-vendimit për plotësimin e Vendimit për emërimin e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit Nacional për Eurointegrime;
4. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për themelimin e grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera;
5. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive;
6. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim;
7. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (AP e KE-së);
8. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës Kontraktuese të Atlantikut Verior (NATO);
9. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e përbërjes së Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (AP e PBEJL-së);
10. Tërheqje e Propozim-vendimit për emërimin e zëvendësve të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, numër 08-2175/1 nga 14.07.2017;
11. Përcaktim i Propozim-vendimit për emërimin e zëvendësve të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
12. Të ndryshme.