E martë, 19 shtator 2017, ora 11:00, Salla "Maqedonia"
SEANCA NR. 12 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
(e filluar më 4.9.2017) (vazhdim i pestë)
Rendi i ditës:
...
3. Propozim-ligj për sigurim material të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Tomisllav Tuntev, Ejup Alimi dhe Vesel Memedi;
4. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Tomisllav Tuntev, Ejup Alimi dhe Vesel Memedi;
5. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për pagesë të rrogave në Republikën e Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Ilija Dimovski, Dragan Danev dhe Nevenka Stamenkovska;
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përmbarim, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Nevenka Stamenkovska, Ilija Dimovski dhe Dragan Danev;
7. Propozim-ligj për emetimin e bonove me vlerë - vauçerëve, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Dragan Danev, Ilija Dimovski dhe Nevenka Stamenkovska;
...
16. Propozim-vendim për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
17. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian;
18. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit.