E enjte, 14 shtator 2017, ora 11:00, Salla "Maqedonia"
SEANCA NR. 15 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
(e filluar më 13.9.2017) (vazhdim i parë)
Rendi i ditës:
...
2. Propozim-ligj për përdorimin e gjuhëve - leximi I;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrogë minimale në Republikën e Maqedonisë - leximi I;
4. Propozim-ligj për sigurim material të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit - leximi I;
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase - leximi I;
6. Propozim-ligj për shfuqizimin e Ligjit për artistin nacional të Republikës së Maqedonisë - leximi I;
7. Propozim-ligj për emetimin e bonave me vlerë - vauçerëve - leximi I, i parashtruar nga deputetët: Dragan Danev, Dimitar Stevananxhija, Trajço Dimkov, Zhaklina Peshevska, Pavlinçe Çestojnova, Nevenka Stamenkovska, Vesna Damçevska Ilievska, Çedomir Sazdovski, Vankover Mançev, Sllagjana Mitovska dhe Ilija Dimovski;
8. Interpelancë për punën e ministrit të Financave, Dragan Tevdovski, e parashtruar nga deputetët: Liljana Kuzmanovska, Kërsto Mukoski, Nikolla Micevski, Zoran Ilioski dhe Ilija Dimovski;
9. Interpelancë për punën e ministrit të Kulturës, Robert Allagjozovski, e parashtruar nga deputetët: Ane Llashkoska, Pavlinçe Çestojnova, Kërsto Jovanovski, Vesna Damçevska Ilievska dhe Elizabeta Kançeska Milevska;
10. Interpelancë për punën e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, e parashtruar nga deputetët: Liljana Zaturoska, Dafina Jovanoska Stojanoska, Emil Dimitriev, Zoran Gjorgjievski dhe Goran Manojlloski.