KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 1 nëntor 2017, ora 11:00, Salla "Maqedonia" 

SEANCA NR. 18 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË 

Propozim i rendit të ditës:  

1. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Kombeve të Bashkuara, UNIFIL në Liban; 

2. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 15 paragrafi 4 alineja 5 dhe nenit 69 të Ligjit për tokë ndërtimore, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Ilindenit; 

3. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 12 dhe nenit 13 të Ligjit për tokë ndërtimore, e parashtruar nga UD kryetari i Komunës së Strugës; 

4. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 9 paragrafi 1 alineja 1 të Ligjit për furnizime publike, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Kumanovës; 

5. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 14 paragrafi 4 dhe nenit 42 paragrafi 10 të Ligjit për lëndë të para minerale, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Bogdancit.  

a

Na ndiqni në:

Click