KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E Mërkurë, 8 nëntor 2017, Ora 11:00, Salla "Maqedonia"

Seanca nr. 19 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë 

Rendi i ditës:  

1. Verifikim i mandatit të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;  

2. Propozim për përcaktimin e masave të përmbajtura në Raportin e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për zbatimin e rekomandimeve për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara të përmbajtura në Raportin e Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit, respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut për vitin 2016; 

3. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; 

4. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; 

5. Propozim-vendim për plotësimin e Vendimit për emërimin e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit Nacional për Eurointegrime; 

6. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për themelimin e grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera; 

7. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive; 

8. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim;  

9. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (AP e KE-së); 

10. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës Kontraktuese të Atlantikut Verior (AP e NATO-s); 

11. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e përbërjes së Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (AP e PBEJL-së); 

12. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Dimensionin Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore (DP i IEQ-së);

13. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e përbërjes së Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Unionin Interparlamentar (UIP); 

14. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për furnizime publike, me procedurë të shkurtuar; 

15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale - leximi II; 

16. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve - leximi II; 

17. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për emetimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim - leximi II; 

18. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 104 të Ligjit për marrëdhënie pune, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Zelenikovës;   

19. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik neneve 3 dhe 5 të Ligjit për festa të Republikës së Maqedonisë, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Çashkës;   

20. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 142 të Ligjit për tokë ndërtimore, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Strugës;   

21. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 57 të Ligjit për ndërtim, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Bosillovës;  

22. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 27 paragrafët 5 dhe 6 dhe nenit 28 paragrafi 1 të Kodit zgjedhor, e parashtruar nga deputeti Afrim Gashi;  

23. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 42-a paragrafi 2 të Ligjit për konteste administrative, e parashtruar nga deputetja Sonja Mirakovska.   

a

Na ndiqni në:

Click