E martë, 21 nëntor 2017, Ora 11:00, Salla "Maqedonia"
Seanca nr. 21 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Bashkimit Evropian "Altea" në Bosnjë e Hercegovinë;
2. Propozim-ligj për masa restriktive - leximi I;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës për njohje të ndërsjellë dhe zëvendësim të patentë shoferëve;
4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës për lirim të ndërsjellë të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare;
5. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontabilitet për buxhete dhe shfrytëzuesit buxhetorë - leximi II;
6. Propozim-ligj për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018, me procedurë të shkurtuar.