KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E premte, 15 dhjetor 2017, ora 11:00, Salla "Maqedonia"

Seanca nr. 26 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  

Rendi i ditës:

1. Propozim i plotësuar i Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018;

2. Propozim-program për shënimin e përvjetorëve jubilarë të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquar në Republikën e Maqedonisë për vitin 2018;  

3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar; 

4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e bashkësisë transportuese;

5. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit për ndryshimin e Marrëveshjes nga 13 korriku 2006 ndërmjet Qeverisë Maqedonase dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për shmangie të tatimimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhura dhe mbi pronë;

6. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale plotësuese të Konventës evropiane për ndihmë të ndërsjellë juridike në lëndë penale nga 20.04.1959, me qëllim lehtësimin e zbatimit të saj;

7. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale plotësuese ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë të Konventës evropiane për ekstradim nga 13 dhjetori 1957 për lehtësimin e zbatimit të saj;

8. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare;

9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase - leximi II;

10. Propozim-vendim për publikimin e shpalljes publike për zgjedhje të kryerevizorit shtetëror të Entit shtetëror për revizion; (Të parashtruar nga:  Tomisllav Tuntev, Ejup Alimi, Fadil Zendeli)

11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin personal mbi të ardhurat, me procedurë të shkurtuar; (Parashtruar nga:  Jovan Mitreski, Sonja Mirakovska, Ejup Alimi, Tomisllav Tuntev);   

12. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për qarkullim pagesor, me procedurë të shkurtuar; (Parashtruar nga:  Jovan Mitreski, Sonja Mirakovska, Rexhail Ismaili, Tomisllav Tuntev) 

13. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës, me procedurë të shkurtuar, (Parashtruar nga:  Jovan Mitreski, Sonja Mirakovska, Ejup Alimi, Tomisllav Tuntev);  

14. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për kryerje të punëve të kontabilitetit, me procedurë të shkurtuar (Të parashtruar nga:  Jovan Mitreski, Sonja Mirakovska, Rexhail Ismaili, Tomisllav Tuntev) 

15. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje, me procedurë të shkurtuar.  (Të parashtruar nga:  Tomisllav Tuntev, Sonja Mirakovska, Rexhail Ismaili) 

a

Na ndiqni në:

Click