E premte, 22 dhjetor 2017, ora 11:00, Salla "Maqedonia"
Seanca nr. 26 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Rendi i ditës:
1. Verifikim i mandatit të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;
2. Propozim-vendim për publikimin e shpalljes publike për zgjedhje të kryerevizorit shtetëror të Entit Shtetëror të Revizionit, i parashtruar nga deputetët: Tomisllav Tuntev, Ejup Alimi dhe Fadil Zendeli;
3. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të vëllimit të rritur të hyrjes dhe tranzitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë;
4. Propozim-program për shënimin e përvjetorëve jubilarë të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara në Republikën e Maqedonisë për vitin 2018;
5. Propozim-Buxhet i plotësuar i Republikës së Maqedonisë për vitin 2018;
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin personal mbi të ardhura, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Jovan Mitreski, Tomisllav Tuntev, Ejup Alimi dhe Sonja Mirakovska;
7. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Jovan Mitreski, Sonja Mirakovska, Ejup Alimi dhe Tomisllav Tuntev;
8. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për qarkullim pagesor, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Jovan Mitreski, Sonja Mirakovska, Ejup Alimi dhe Tomisllav Tuntev;
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerje të punëve të kontabilitetit, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Jovan Mitreski, Sonja Mirakovska, Ejup Alimi dhe Tomisllav Tuntev;
10. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Tomisllav Tuntev, Sonja Mirakovska dhe Rexhail Ismaili.
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontroll të drogave dehëse dhe substancave psikotrope, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Goran Milevski, Ivana Tufegxhiq, Rexhail Ismaili, Maja Moraçanin dhe Liljana Popovska;
12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar;
13. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e bashkësisë transportuese;
14. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit për ndryshimin e Marrëveshjes nga 13 korriku 2006 ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për shmangie të tatimimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhura dhe mbi pronë;
15. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale plotësuese të Konventës Evropiane për ndihmë të ndërsjellë juridike në lëndë penale nga 20.04.1959, me qëllim lehtësimin e zbatimit të saj;
16. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale plotësuese ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë të Konventës Evropiane për ekstradim nga 13 dhjetori 1957 për lehtësimin e zbatimit të saj;
17. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj femrave dhe dhunës familjare;
18. Propozim-ligj për masa restriktive - leximi II;
19. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase - leximi II.