KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 14 qershor 2017, ora 11:00, Salla "Maqedonia"

SEANCA NR. 5 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË 

Propozim i rendit të ditës:  

1. Iniciativë civile e 217 qytetarëve për miratimin e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune;  
2. Propozim për shuarjen e mandatit të anëtarëve të Komisionit për Barazimin e Politikës Ndëshkuese; 
3. Raport vjetor për punën e Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve dhe për gjendjet në sferën e të drejtave të fëmijës dhe delikuencës së fëmijëve në vitin 2015; 
4. Raport për punën e Agjencisë së Administratës për vitin 2016;  
5. Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallë të Dytë në Sferën e Mbikëqyrjes Inspektuese dhe Procedurës së Kundërvajtjes në vitin 2016; 
6. Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë në vitin 2016; 
7. Raport vjetor për punën e Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2016;  
8. Raport vjetor i Komisionit për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë te Informatat me Karakter Publik nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2016;  
9. Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në vitin 2016;  
10. Raport vjetor për punën e Komisionit për Barazimin e Politikës Ndëshkuese në vitin 2016; 
11. Raport për punën e Këshillit Buxhetor Gjyqësor dhe realizimin e Buxhetit Gjyqësor për vitin 2016. 
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; 
2. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; 
3. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për themelimin e trupave të përhershme të punës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i parashtruar nga: Tomisllav Tuntev, Ilija Dimovski, Ejup Alimi, Vesel Memedi dhe Afrim Gashi; 
4. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për themelimin e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim, i parashtruar nga: Tomisllav Tuntev, Ejup Alimi, Ilija Dimovski, Afrim Gashi dhe Vesel Memedi; 
5. Propozim-vendim për kompensimin e shpenzimeve të pjesëmarrësve në fushata zgjedhore nga listat e kandidatëve prej të cilave janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe pjesëmarrësve në fushata zgjedhore nga listat e kandidatëve  prej të cilave nuk janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, i parashtruar nga: Tomisllav Tuntev, Ejup Alimi, Afrim Gashi, Vesel Memedi, Bardhyl Dauti dhe Ilija Dimovski; 
6. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Bashkimit Evropian "Altea" në Bosnje e Hercegovinë;  
7. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Kombeve të Bashkuara, UNIFIL në Liban; 
8. Propozim për shuarjen e funksionit Zëvendësavokat i Popullit; 
9. Propozim për  shuarjen  e mandatit të anëtarëve të Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve; 
10. Propozim për ndryshimin e zëvendësministrave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
11. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Bashkimit Evropian "Altea" në Bosnje e Hercegovinë;
12. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, me procedurë të shkurtuar.  

a

Na ndiqni në:

Click