KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 28 nëntor 2017

Vizitë zyrtare e Kryetarit Xhaferi në Mbretërinë e Suedisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, me ftesë të z. Urban Alin, Kryetar i Kuvendit të Suedisë, më 27 dhe 28 nëntor 2017 do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Suedisë. 

Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare nga ana e përfaqësuesit shtetëror të Republikës së Maqedonisë në Mbretërinë e Suedisë nga pavarësia e shtetit. 

Në përbërjen e delegacionit zyrtar janë deputetët: Frosina Remenski, Ejup Alimi dhe Fadil Zendeli. 

Në kornizat e programit të vizitës është paraparë takimi me nikoqirin, z. Urban Alin, si dhe audienca te mbreti i Suedisë, Shkëlqesia e Tij, Karl XVI Gustaf. 

Krahas kësaj, Kryetari dhe delegacioni do të realizojnë takim me ministren e Punëve të Jashtme, znj. Margot Valstrom, ministren e Migrimit dhe zëvendësministren e Drejtësisë, znj. Helena Fricon, si dhe me kryetaren e Këshillit të Qytetit të Stokholmit, znj. Eva-Luiz Erlandson Slorah.

a

Na ndiqni në:

Click