KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

6-10 prill 2019

Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë e 140-të të UIP-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi do të marrë pjesë në Asamblenë e 140. të Unionit Interparlamentar që do të mbahet prej më 06 - 10 prill të vitit 2019 në Doha, Katar. Përveç Kryetarit Xhaferi, në punën e Asamblesë së UIP do të marrin pjesë edhe deputetët, anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në UIP, Ejup Alimi, Julijana Nikolova, Dimitar Stevananxhija, Afrim Gashi dhe Dime Velkovski, si edhe Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Cvetanka Ivanova. Kryetari Xhaferi do të mbajë fjalim në Debatin e përgjithshëm për temën "Parlamentet si platformë për rritjen e edukimit për paqe, siguri dhe sundim të të drejtës." Në kuadër të evenimentit, Kryetari Xhaferi do të realizojë edhe takime bilaterale me z. Irakli Kobahixe, kryetar i Parlamentit të Gjeorgjisë, z. Anxhelo Faruxha, kryetar i Dhomës përfaqësuese të Parlamentit të Republikës së Maltës, z. Zigfrid Brake, kryetar i Dhomës përfaqësuese të Parlamentit Federal të Belgjikës dhe z. Nurlan Nigmatulin, kryetar i Mazhilisit të Republikës së Kazakistanit. 

a

Na ndiqni në:

Click